GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

ZKM jep detaje për takimin e Kurtit me Duda Baljen

03/04/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
ZKM jep detaje për takimin e Kurtit me Duda Baljen
Share on FacebookShare on Twitter

ZKM ka njoftuar për takimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me deputeten e zgjedhur Duda Balje.

“Në takimin e radhës me përfaqësues të partive parlamentare të komuniteteve joshumicë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti deputeten e rizgjedhur të Kuvendit të Republikës nga radhët e komunitetit boshnjak, Kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje.”

Në njoftim thuhet se Kurti e ka uruar Baljen për mandatin e ri dhe se kanë diskutuar për “procesin dhe rëndësinë e formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit të deritanishëm në ekzekutiv dhe legjislativ”,  transmeton Gazeta Papirus.   

“Kryeministri Kurti e uroi znj. Balje për mandatin e ri në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Diskutuan për procesin dhe rëndësinë e formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit të deritanishëm në ekzekutiv dhe legjislativ. Pjesë e takimit ishte edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Eldin Uglari, i cili vjen nga radhët e partisë që drejtohet nga znj. Balje.”

Balje pas takimit, në një deklarim para gazetarëve, ka thënë se Kurtit ia ka prezantuar kushtet e saj në këmbim të votës dhe tha se nuk ka marrë konfirmimin nga Kurti nëse ato do të plotësohen dhe se rrjedhimisht as nuk ka dhënë konfirmim për votimin e qeverisë.

“Sot ne kemi pasë takimin e parë. Unë dola para kryeministrit me kërkesat që ne si boshnjakë kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Tash për tash jemi në fazën e bisedimeve. S’ka asgjë konkrete”.

Balje tha se kërkesat e saj janë “komuna e boshnjakëve, reforma në arsim, trajtimi i barabartë për krejt deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Takimin e radhës nuk e kemi caktuar ende”.

Balje tha se ka mbetur që edhe nga ana e Kurtit “të mendojë” dhe më pas të kthejë përgjigje.

Gjithashtu, deputetja Balje tha se nuk e di me siguri nëse do të votojë për zgjedhjen e kryeparlamentarit më 15 prill pa e marrë sigurinë se do t’i plotësohen kërkesat.

“Ne kemi takimin në Kryesi të partisë dhe pastaj do të vendosim”.

Tags: Albin KurtiDuda BaljeSDUZKM
ShareTweetShare
Previous Post

Fondacioni Shqiptaro- Amerikan përfiton nga Qeveria në Detyrë 75 mijë euro për të promovuar vendin

Next Post

10 për qind tarifa ndaj e SHBA-së ndaj Kosovës, Rafuna: Ka shumë ndikim në vend

Next Post
10 për qind tarifa ndaj e SHBA-së ndaj Kosovës, Rafuna: Ka shumë ndikim në vend

10 për qind tarifa ndaj e SHBA-së ndaj Kosovës, Rafuna: Ka shumë ndikim në vend

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.