Një e mitur nga Fushë Kosova është larguar dje nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, shkruan Gazeta Express.
Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës, teksa rasti është lajmëruar nga nëna e vajzës.
Rasti është duke u hetuar.
“Fushë Kosovë 10.12.2021 – 13:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e tij femër kosovare e mitur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.