Në Gjilan person me probleme mendore është zhdukur, ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe nëna e të zhdukurit, e cila ka raportuar se djali i saj me probleme mendore, ka dalë nga shtëpia dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Përballë kësaj situate, nëna vendosi që ta njoftojë Policinë, ku bëri me dije gjithashtu se ky nuk është rasti i parë që i biri zhduket.
Denoncimi i rastit ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.