GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Nesër tentimi i tretë për konstituimin e Kuvendit, pasi dështoi dy herë

18/04/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Nesër tentimi i tretë për konstituimin e Kuvendit, pasi dështoi dy herë
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës është futur në një krizë të thelluar institucionale, pasi edhe përpjekja e djeshme për të konstituuar legjislaturën e re dështoi.

Seanca, që ishte paraparë të vazhdonte me votimin e raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve, nuk u çua fare në votim, përkundër faktit që në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë,  transmeton Gazeta Papirus.

 

 

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pas konsultimeve me përfaqësues të partive politike, vendosi ta ndërpresë seancën për herë të dytë, duke e shtyrë atë për të shtunën, më 19 prill. Ai justifikoi ndërprerjen me mungesën e konsensusit ndërmjet subjekteve politike, ndërsa njoftoi se seanca do të vazhdojë brenda afatit 48-orësh të përcaktuar nga Rregullorja e Kuvendit.

Ky vendim ka ngjallur reagime të ashpra nga partitë opozitare. Sipas tyre, Dehari ka vepruar në kundërshtim me skenarin e paraparë të seancës, duke refuzuar ta hedhë në votim raportin e Komisionit – veprim që, sipas opozitës, ishte obligim procedural.

 

 

Opozita ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për tentim të zvarritjes së procesit dhe për përdorimin e kryesuesit të seancës si instrument për bllokimin e konstituimit të Kuvendit. Ata thonë se kjo vonesë është e qëllimshme, duke pasur parasysh që qeveria në detyrë nuk e ka shumicën për të formuar institucionet e reja, dhe se zgjatja e afateve po përdoret për të fituar kohë për marrëveshje të brendshme politike.

LDK dhe PDK theksojnë se mazhoranca e kaluar nuk mund të mbajë njëkohësisht pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ dhe e kanë ftuar Vetëvendosjen që të respektojë Kushtetutën dhe të mos mbajë peng funksionimin e Kuvendit.

E dje ka reaguar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, duke dërguar një mesazh të qartë për udhëheqësit politikë: “Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale”.

Ai tha se janë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet, ndërsa vendi ende nuk ka as Kuvend funksional, as Qeveri.

Me një reagim erdhe edhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili shprehu zhgënjimin e tij me ngecjen e procesit.

Ai kritikoi taktikat obstruktive të partive politike, duke thënë se qytetarët meritojnë udhëheqës që vendosin interesin e Kosovës përpara politikës partiake.

Të shtunën, në orën 12:00, do të bëhet përpjekja e tretë për të votuar raportin e komisionit dhe për të mundësuar betimin e deputetëve të rinj. Deri atëherë, mbetet e paqartë nëse do të ketë ndryshim të qëndrimeve dhe nëse Kuvendi do të arrijë më në fund të konstituohet

Tags: konstituimKuvendineserTentimitrete
ShareTweetShare
Previous Post

Hamiti i LDK-së i ashpër me VV-në: Po rrejnë fort për numrat, por numrat s’rrejnë

Next Post

Pas bukës, pritet rritje e çmimit do të ketë edhe te produktet e tjera

Next Post
Pas bukës, pritet rritje e çmimit do të ketë edhe te produktet e tjera

Pas bukës, pritet rritje e çmimit do të ketë edhe te produktet e tjera

Lajmet e fundit

Huijsen i bashkohet Real Madridit

Huijsen i bashkohet Real Madridit

17/05/2025
Aksioni i policisë në Gjakovë dhe Prizren, Haradinaj: Ata që ikën të turpëruar më 1999, s’kanë vend në Kosovë

Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikin si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica

17/05/2025
“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

17/05/2025
Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

17/05/2025
10 të burgosur arratisen nga burgu në New Orleans, lënë mesazh: Shumë e lehtë

10 të burgosur arratisen nga burgu në New Orleans, lënë mesazh: Shumë e lehtë

17/05/2025
Daut Haradinaj: Sheshi i Deçanit me emrin e heroit Mentor Tolaj është nderim për të gjithë rezistencën

Daut Haradinaj: Sheshi i Deçanit me emrin e heroit Mentor Tolaj është nderim për të gjithë rezistencën

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Huijsen i bashkohet Real Madridit

Huijsen i bashkohet Real Madridit

17/05/2025
Aksioni i policisë në Gjakovë dhe Prizren, Haradinaj: Ata që ikën të turpëruar më 1999, s’kanë vend në Kosovë

Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikin si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica

17/05/2025
“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.