Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka reaguar ndaj situatës se stome në Kuvend, ku në një përleshje janë përfshirë deputetët e PDK-së dhe zyrtarët e Qeverisë Kurti. Përmes statusi ai ka sulmua PDK-në, PSD-në dhe disa gazetarë, shkruan Gazeta Papirus.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai pretendon se kjo po ndodh për shkak të luftës kundër korrupsionit që po bën Qeveria.
“Krimi i organizuar në 3 fronte: PDK sulmoi në Kuvend. Paterica PSD sulmoi jashtë Kuvendit. Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studio televizive e portale. Zgjodhen momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë. E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organzuar i gjithë viteteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit. Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre”, ka shkruar Muja.