Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi është e martuar prej vitesh me Astrit Pallaskën, të cilët jetojnë së bashku në qytetin e saj të lindjes, Gjakovë.
Ata janë një ndër çiftet më të lumtura në estradë, në bazë të publikimit që bëjnë në rrjete sociale, madje kjo e fundit është tejet e dashuruar pas bashkëshortit, transmeton Magazina al.
Së fundmi, si shumë nga qytetarët e Kosovës edhe Yllka si destinacion për pushime ka zgjedhur bregdetin shqiptar, Ulqinin së bashku me miqtë dhe të afërmit e saj.
Në një fotografi të publikuar me bashkëshortin, Kuqi shfaqet mjaft e buzëqeshur pranë tij.
Ndryshe, bashkëshorti i këngëtares nuk është edhe një emër shumë i panjohur për publikun, veçanërisht për qytetarët e Gjakovës.
Astriti, është drejtor i shkollës së muzikës “Prenk Jakova”.