Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi, ka publikuar së fundmi setin e saj më të ri fotografik.
Javë më parë, ajo u gjend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka pozuar para aparatit të fotografit të njohur, Fadil Berisha.
E kontaktuar nga Telegrafi, Yllka ka thënë shkurt se ka qenë dëshira e saj për realizimin e një fotosesioni me Fadil Berishën.
“Po, sapo kam publikuar setin tim të ri me fotografi të realizuara nga Fadil Berisha, këto fotografi do të përdoren për postera të koncerteve, ndërsa i kam publikuar të gjitha në Instagram”
E njëjta ka qenë mjaft e angazhuar gjatë sezonës dimërore me koncerte dhe projekte muzikore, ndërsa ka thënë se për momentin ende nuk ka nisur realizimin e ndonjë këngë të re.
“Ende diçka konkrete për momentin nuk ka, por pas disa muajsh besoj do nis punën për realizimin e këngëve të reja”, ka përfunduar Yllka.
Në imazhet e realizuara, këngëtarja nga Gjakova shfaqet mjaft atraktive, teksa josh me pamjen e saj prej një biondeje tërheqëse.