Në Samitin e Komunitetin Evropian që po zhvillohet në Kishinau, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi për takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, me të cilin temë të vetme e pati krizën në tri komunat veriore të vendit. Vuçiq thotë se m Borrellin “diskutuam pasojat e sjelljes së papërgegjshme të institucioneve të Prishtinës”.
“Zhvillova bisedë të hapur me Josep Borrell rreth situatës komplekse në Kosovë si dhe pasojat për sjelljet e papërgjegjshme të institucioneve të Prishtinës”, ka shkruar Aleksandar Vuçiq në rrjetin e tij në Instagram.
Mes tjerash, ai gjithashtu se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte prezentë në këtë Samit “nuk deshi të na takojë” derisa këtë e shfrytëzoi për të konstatuar se “tashmë për të gjithë është e qartë se kush është përgjegjës për problemet në Kosovë”.
“Gjithmonë ne jemi të gatshëm të bisedojmë, por ajo s’deshi. Disa u çuditën, por unë dhe delegacioni jo. Kjo është çështje sigurie për tërë Evropën, andaj edhe jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj”, ka thënë Aleksandar vuçiq, siç e citoi “Novosti“.
Aleksandar Vuçiq njoftoi se nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron “kam marrë mbështetje sa i përket ngjarjeve në veri” dhe se krahas tij do të diskutojë edhe Kancelarin Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz, se “çështja është te Asociaconi” dhe se “është kaq e thjeshtë kjo”.
“Njerëzit tashmë e kanë një pikturë të qartë se çfarë po ndodh në Ballkan, pavarësisht se kush e ka njohur ose jo Kosovën. Gjithmonë kemi qenë ne keqbërësit, por tash të gjithë e shohin që gjërat nuk janë kaq të thjeshta”, tha Vuçiq.
Pyetur rreth takimit me Zelensky-n, Vuçiq u shpreh se “pse të mos ia zgjas dorën një njeriu që nuk e njeh Kosovën”.