Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se zgjedhjet e organizuar në katër komunat veriore ishin në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.
Megjithatë, Von Cramon ka thënë se i vjen keq që Lista Serbe nuk ka marr pjesë, teksa ka dënuar ashpër frikësimin e të gjithë atyre që kanë dashur që të dalin të votojnë.
“Katër zgjedhjet për kryetar komune dhe dy zgjedhjet për asamble komunale që u mbajtën të dielën, më 23 prill, në komunat e Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut ishin në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës”.
“Megjithatë, më vjen thellësisht keq që forca kryesore politike në veri të Kosovës, Lista Serbe, ka refuzuar të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe fuqishëm dënoj frikësimin e të gjithë atyre që kanë dashur të kandidojnë për post apo të votojnë të dielën”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga Von Cramonit.