Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se tashmë tri viktimat e aksidentit në Maqedoninë e Veriut e që përfunduan në lumin Lepenc janë nxjerrë, shkruan Gazeta Metro.
Kurti ka thënë se është njoftuar se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e cila kishte rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve nga Kosova.
Ai i ka uruar Shkëlqimit shërim sa më të shpejt, të mbijetuarit të vetëm të familjes Pacolli.
Në veturën e familjes Pacolli të aksidentuar në Shkup e që përfundoj në lumin Lepenc, ndodheshin një familje prej katër natarësh, ndërsa fatkeqësisht, dy prindërit dhe njëri djalë kanë humbur jetën, ndërsa djali tjetër ka arritur të mbijetojë dhe aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin “8 shtatori” në Shkup.
Postimi i plotë:
Sapo u njoftova nga autoritetet tona se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë.
Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre.
Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh.
Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar