GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Edhe dy muaj paraburgim për Krasniqin dhe Selimin

14/11/2024
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Edhe dy muaj paraburgim për Krasniqin dhe Selimin
Share on FacebookShare on Twitter

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë, për shkak të “rrezikut të pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve të tjera, që nuk mund të menaxhohen me masa alternative”

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë ndaj dy të akuzuarve, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

 

Përmes dy vendimeve të ndara, më 13 nëntor 2024, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ua ka vazhduar këtë masë.

 

Në arsyetimin e këtyre vendimeve, thuhet se nuk ka informacione të mjaftueshme që mund të konkludohet që dy të akuzuarit të ikin nga drejtësia.

 

Megjithatë, Paneli i gjyqtarëve ka konstatuar se ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së dhe të kryejnë krime të tjera ndaj atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë edhe ndikimin tek dëshmitarët.

Ndërsa, sa i takon masave alternative, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte argumentuar se asnjë masë nuk i zbut mjaftueshëm rreziqet përkatëse dhe se ato mund të menaxhohen më së miri vetëm në objektin e paraburgimit.

 

Kurse, mbrojtja e Selimit dhe e Krasniqit, nuk i është përgjigjur parashtrimeve të ZPS-së.

 

Si rrjedhojë, pasi janë shqyrtuar të gjitha rrethanat përkatëse, Paneli i gjyqtarëve ka vazhduar masën e paraburgimit për dy të akuzuarit.

 

“Në dritën e sa më sipër, si dhe faktit që ekzistojnë rreziqe të vazhdueshme të pengimit të procedurave dhe të kryerjes së krimeve të tjera, të cilat nuk mund të zbuten në mënyrë të mjaftueshme nga masat alternative të arsyeshme, Paneli konstaton se paraburgimi i z. Selimi për një periudhë të mëtejshme prej dy muajsh është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të këtij rasti”, thuhet në vendimin për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Selimit, e po ashtu ngjashëm edhe në atë ndaj Krasniqit.

 

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

 

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

 

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

 

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

Tags: Jakup krasniqiRexhep Selimi
ShareTweetShare
Previous Post

Aktakuzë ndaj një personi për shitblerje të kokainës dhe marihuanës

Next Post

Osmani pret në takim Clarkun: Lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës

Next Post
Osmani pret në takim Clarkun: Lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës

Osmani pret në takim Clarkun: Lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës

Lajmet e fundit

Sulm ndaj policëve në Prishtinë, i dyshuari përfundon në psikiatri

Policia me detaje për aksionin në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, u intervistua në stacion

22/06/2025
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme

Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme

22/06/2025
Bajrami: Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët, shteti nuk mbahet me propagandë

Bajrami: Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët, shteti nuk mbahet me propagandë

22/06/2025
Reagon Arsenijeviqi, thotë se armët nuk ishin të tij

Reagon Arsenijeviqi, thotë se armët nuk ishin të tij

22/06/2025
Rizgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, Ahmeti: E vlerësoj guximin për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese

Rizgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, Ahmeti: E vlerësoj guximin për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese

22/06/2025
Jo vetëm nafta, pesë drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti SHBA-Iran

Jo vetëm nafta, pesë drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti SHBA-Iran

22/06/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sulm ndaj policëve në Prishtinë, i dyshuari përfundon në psikiatri

Policia me detaje për aksionin në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, u intervistua në stacion

22/06/2025
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme

Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme

22/06/2025
Bajrami: Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët, shteti nuk mbahet me propagandë

Bajrami: Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët, shteti nuk mbahet me propagandë

22/06/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.