GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Veriu, Asociacioni e propozimi franko-gjerman: Detaje nga takimi dy orësh mes Kurtit, Escobarit e Lajçakut

14/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Veriu, Asociacioni e propozimi franko-gjerman: Detaje nga takimi dy orësh mes Kurtit, Escobarit e Lajçakut
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për më shumë se dy orë kanë qëndruar në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Temë diskutimi ishte gjendja në veri, Asociacioni e propozimi franko-gjerman.

I shkurtër në deklaratën e tij para medie u shpreh i dërguar i ShBA-së, Gabriel Escobar. Ai ka thënë se ia ka bërë të qartë pritjen e tij kryeministrit të Kosovës që të punohet drejt implementimin të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka shtuar se në takim e ka bërë të qartë pozicionin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 

Ndërkohë, temë diskutimi ka qenë edhe propozimi franko-gjerman.

“Ne duhet të fillojmë të flasim për zbatimin e Asociacionit, e kam bërë shumë të qartë këtë. Shpresoj se do të kemi një zgjidhje shumë afër në të ardhmen në këtë krizë. Jam shumë i inkurajuar që përfaqësuesi i BE-së është këtu dhe shpreha mbështetjen ime për përpjekjet e tij që të lëvizë në propozimin franko-gjerman”, tha Escobar.

Ndërsa emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak foli për situatën në veri dhe barrikadat e vendosura nga serbët në atë pjesë.

Lajçak tha se pas këtij takimi, do të takohet edhe me KFOR-in dhe EULEX-in, por tha se mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo buldozerë

“Do të takohem me KFOR’in dhe EULEX’in pas kësaj. Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë”.

Megjithatë, Lajçak tha se pati një diskutim të gjatë me kryeministrin Kurti.

Ai shtoi se nuk mund të presin që diçka e keqe të ndodh.

“Kemi kriza, barrikada dhe kemi situate të vështirë në veri të Kosovës. Pata një diskutim të gjatë me Kurtin. Nuk mund të presim që diçka e keqe të ndodhë. Askush nuk është i lumtur me këtë situatë në veri”.

Kurti ishte takuar me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarin, edhe të hënën. Zëvendësndihmës Sekretari i SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike pati takime edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e po ashtu me shoqërinë civile, e gjithashtu edhe me partitë opozitare. Po ashtu pati takim edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Vizita e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ishte paralajmëruar qysh dje. Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Zyra e Kryeministrit: Kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes

Ndryshe nga Escobar dhe Lajçak, kryeministri Albin Kurti nuk ka dalë të deklarohet për gazetarët, pas takimit.

Por në një komunikatë shtypi të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në takim është diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e mëtejmë, zhvillimet e fundit në vend dhe çështjet aktuale.

“Kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes”.

“Përmes gatishmërisë për takime dhe diskutim, Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi së është palë konstruktive që angazhohet për arritjen e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve të ndërsjella me Serbinë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet me tjerash në komunikatë.​

Tags: asosacioniPlani franko-gjerman
ShareTweetShare
Previous Post

Marrëveshja për largimin e 13,000 shqiptarëve nga Britania, zbulohen detaje nga plani i Sunak

Next Post

Letra e 8-vjeçares që i preku të gjithë, i kërkon Babadimrit që të mos e tallin në shkollë

Next Post
Letra e 8-vjeçares që i preku të gjithë, i kërkon Babadimrit që të mos e tallin në shkollë

Letra e 8-vjeçares që i preku të gjithë, i kërkon Babadimrit që të mos e tallin në shkollë

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.