Të premten, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec, është varrosur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena.
Ceremonia e varrimit u bë me nderime të larta ushtarake, teksa në të morën pjesë qindra persona, njofton Klankosova.tv.
Nga gjithë pjesëmarrësit, u vlerësua lartë lufta e pikërisht për këtë, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e përmendi epitetin që ky ja dha të njërit sa ishte gjallë ‘enciklopedi në lëvizje’.
Të shtunën e 14 janarit, bëhet katër vjet prej ditës kur Cena kishte dëshmuar si në organet e Gjykatës Speciale, si ish-drejtorit i Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut Speciale.