GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Vazhdojnë padrejtësitë | Policëve u ndalohet kompensimi i punës jashtë orarit

31/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Vazhdojnë padrejtësitë | Policëve u ndalohet kompensimi i punës jashtë orarit
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës nuk ua ka paguar zyrtarëve policor shtesat për ndërrimin të natës dhe orëve shtesë. Përtej kësaj Policia në mënyrë të jashtëligjshme, po ua ndalon shtesat që u takojnë me ligj zyrtarëve policor.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë, zyrtarët policor kanë marrë një letër ku njoftohen nuk do të evidentohet asnjë kompensim.

Siç raporton Gazeta Reporteri drejtori rajonal i Policisë, Basri Shabani ua ka shkruar një shkresë zyrtarë e policor.

“Ju njoftojmë se me urdhër të Drejtorisë Rajonale, asnjë orë kompensim për zyrtarët policor nuk mund të evidentohet në sistemin PRMIS. Orët me kompensim nuk mund të regjistrohen as në rastet kur zyrtarët policor, angazhohen në trajnime të brendshme, ricertifikim apo edhe kur mesin punë jashtë orarit.”, thuhet në shkresë.

Sipas kësaj shkrese zyrtarët policor mund të kompensohen vetëm në rast se angazhohen në ndonjë plan operativ.

“Vetëm në rastet kur zyrtarët policor angazhohen nga Operativa lidhur me ndonjë Plan Operativ në të cilin plan është cekur me shkresë se mund të angazhohen zyrtar policor me Kompensim dhe të plotësohen format e kompensimit.”, thuhet tutje.

Me ligjin për Policinë e Kosovës 04/L-076,   në neni Paga dhe kompensimi për personelin policor 47 ku flitet për pagat dhe kompensimin për zyrtarët policor kompensimi për zyrtarët policor ka parasysh kushtet e veçanta nën të cilat ata i kryejnë detyrat e tyre.  Në ligj thuhet se paga themelore e zyrtarëve policor ndryshon duke u bazuar në faktorët përfshirës, por jo të kufizohet vetëm me gradën dhe kohëzgjatjen e shërbimit.

Si shtesë e pagës themelore zyrtarët policor në mënyrë të ligjshme marrin lloje të shtesave, kompensime dhe beneficione.

“Pagesat e tilla shtesë bazohen në faktorët duke përfshirë, por jo të kufizohen vetëm në detyrat e rrezikshme, punën nën stres, punën jashtë orarit, orarin e punës me ndërrime, punën gjatë festave ose ditëve të tjera që janë ditë pushimi, caktimin në punë të veçanta dhe për shkathtësi të veçanta.

“Shtesat përfshijnë, por nuk kufizohen në kompensime për punë të rrezikshme, punën nën stres, kompensime për orar të punës me ndërrime, pagesa gjatë festave, pagesa për punë jashtë orarit, dhe pagesa për caktim në punë të veçantë. Benificionet mund të përfshijnë, por jo të kufizohen në, shpenzimet mjekësore dhe shëndetësore, shpenzimet për trajnimet profesionale dhe teknike,
shpenzimet jetësore për transferim të përkohshëm, pushim me pagesë, kompensimet në rastet e vdekjes, dhe benificionet e pensionit.”, specifikohet në ligj.

Po ashtu në Ligj thuhet se pagat themelore dhe çdo shtesë e autorizuar përcaktohet dhe paguhet në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligjin në fuqi dhe me aktet nënligjore.

“Drejtori i Përgjithshëm, me miratim të ministrit mund të përfshijë në buxhetin vjetor të policisë propozimin për shumat që nevojiten të përdoren për pagimin e çfarëdo pagese shtesë të autorizuar me ligj.”, thuhet në Ligjin për Policinë.

Javën që shkoi për mospagesën e shtesave reagoi edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Ata u shprehën të shqetësuar lidhur me vonesën në pagesën e ndërrimit të natës dhe orëve shtesë për zyrtarët policorë.

” Në prag të festës, policët nuk e kanë marrë pagën e merituar, e cila është e domosdoshme për planifikimin e angazhimeve të tyre familjare dhe personale. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre dhe ka krijuar pasiguri në lidhje me realizimin e angazhimeve të përditshme. Pavarësisht përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme të zyrtarëve policorë, deri më tani nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar nga Qeveria për këtë çështje. Sindikata e Policisë e Kosovës kërkon nga Ministria e Financave që të ekzekutojë menjëherë pagesat e prapambetura, duke siguruar kompensimin e plotë për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, në përputhje me të drejtat ligjore të zyrtarëve policorë. Kjo është e nevojshme për të ruajtur motivimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë publike.”, u tha në reagimin e Sindikatës.

Tags: Jashtekompensimindalohetoraritpolicevepuneste
ShareTweetShare
Previous Post

Masakra e Pastaselit, Haxhiu: Serbia nuk po i dorëzon kriminelët

Next Post

Marine Le Penit i ndalohet të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës më 2027

Next Post
Marine Le Penit i ndalohet të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës më 2027

Marine Le Penit i ndalohet të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës më 2027

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.