GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Tre të vrarë dhe tetë të plagosur

04/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në Fort Uorth të Teksasit, pas përfundimit të një festivali vendor, thanë zyrtarët policorë të martën.

Të shtënat ndodhën pak para mesnatës të së hënës në një parking, konfirmoi policia.

Një person u shpall i vdekur në vendngjarje dhe dy të tjerë vdiqën në spital, ndërsa tetë persona të tjerë u shtruan në spital, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Policia ende ka paqartësi sa i përket motivit të të shtënave dhe të dyshuarve të përfshirë. Asnjë arrestim nuk është bërë.

“Ne nuk e dimë nëse kjo është e lidhur me familjet, nëse është e lidhur me bandat. Është shumë herët për të thënë diçka”, tha Shawn Murray, një zyrtar i lartë në Departamentin e Policisë në Fort Uorth, njofton Gazeta Papirus.

Të shtënat ndodhën në seksionin Como të Fort Uorthit, disa orë pas përfundimit të festivalit vjetor ComoFest. Festivali organizohet për të festuar katër korrikun – ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që nga fillimi i vitit 2023, në SHBA janë regjistruar mbi 340 të shtëna masive.

Në një incident tjetër me të shtëna të hënën mbrëma, pesë persona u vranë dhe dy u plagosën në Filadelfia, dhe një i dyshuar u arrestua.

Të shtënat në mbrëmjen e së hënës erdhën dy ditë pasi dy persona u qëlluan për vdekje dhe 28 të tjerë u plagosën në një festë në një lagje në Baltimor të SHBA-së.

Vetëm gjatë këtij viti, 21.696 persona janë vrarë, përfshirë 12.144 vetëvrasje.

Vitin e kaluar, 44.357 persona u vranë nga dhuna me armë në SHBA dhe mbi gjysma e tyre ishin vetëvrasje.

Tags: shbaTeksasvrasje
ShareTweetShare
Previous Post

Momenti kur një grua kapet duke bërë sehire në Prishtinë, i spërkat veturat me ujë, e hedh edhe një simbol të çuditshëm (Pamje)

Next Post

Flet Presidenca pas takimit me Lajçakun, jep këtë informacion

Next Post
Lajçak takohet me presidenten Osmani

Flet Presidenca pas takimit me Lajçakun, jep këtë informacion

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.