Një 13-vjeçar raportohet se ka vdekur në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh të Shqipërisë.
Siç raporton Top Channel, ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në ambientet e shkollës, ku janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin 4 nxënës të klasës së 9-të.
Në konflikt e sipër është plagosur me thikë 13-vjeçari me iniciale F.B., i cili ka humbur jetën nga plagët e marra.
Po ashtu një tjetër nga nxënësit e përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur, gjendja e të cilit nuk dihet ende.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e rrethanave të ngjarjes tronditëse.