Një zjarr i madh në një ndërtesë banimi në Bronx në New York, ka shkaktuar 19 viktima, tha kryebashkiaku Eric Adams për CNN. Nëntë prej tyre janë fëmijë, tha një zyrtar i qytetit.
Të paktën 32 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital, ndërsa ndodhen në rrezik për jetën, tha më herët të dielën komisioneri i FDNY Daniel Nigro. Adams konfirmoi se gjithsej 63 persona u plagosën.
“Ky është një moment i tmerrshëm dhe i dhimbshëm për qytetin e Nju Jorkut dhe ndikimi i këtij zjarri do të sjellë vërtet një nivel dhimbjeje dhe dëshpërimi në qytetin tonë,” tha Adams.
Rreth 200 anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve ishin në vendngjarje në një ndërtesë apartamentesh 19-katëshe. Zjarri filloi pak para orës 11:00 të mëngjesit në një apartament dupleks në katin e 2-të dhe të 3-të të ndërtesës, tha FDNY.
Viktimat u gjetën në shkallët në çdo kat të ndërtesës, shumë në arrest kardiak, në atë që Nigro tha se mund të ishte një humbje e paprecedentë jetësh. Lëndimet ishin kryesisht nga thithja e tymit, tha ai. /abcnews.al