Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar përpjekjet për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke zhvilluar dy biseda telefonike kyçe.
Trump së pari ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa më vonë zhvilloi një bisedë dy orëshe me presidentin rus Vladimir Putin.
Pas telefonatës, Putin tha se thirrja ishte e sinqertë dhe e dobishme.
“Ishte një bisedë shumë informuese dhe mjaft e sinqertë, dhe shumë e dobishme në këtë drejtim. Para së gjithash, e falënderova presidentin e SHBA-së për mbështetjen e SHBA-së në rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës për një marrëveshje të mundshme paqeje. Presidenti amerikan shprehu qëndrimin e tij për një armëpushim. Nga ana ime, vura re se edhe Rusia favorizon një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase. Ne thjesht duhet të përcaktojmë mënyrat më efektive për të ecur drejt paqes”, tha Putin, shkruan BBC.//GAZETA PAPIRUS/