Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pamjen e lënduar të një djaloshi të ri në shkollë që ia merr mendja se ka bërë krejt çka është e duhur për t’u përshtatur por sheh që askush s’po e do.
Por, Albin Kurti – që javën e kaluar dërgoi kryetarë etnikë shqiptarë në katër qytete me shumicë serbe përkundët këshillës së ShBA’së, MB’së dhe BE’së, miqtë më të afërm të Kosovës – është i papenduar.
E ndëshkuan qëndrimin e tij duke ia përjashtuar forcat nga ushtrimi i udhëhequr nga NATO. Beson se shpërblimi i tij pas lënies metaforike jashtë ekipit të futbollit do të jetë disfata e plotë e armikut më të vjetër jetësor të tij, Presidenti ultra-nacionalist i Serbisë, Vuçiqi, ish-shefi i të cilit njëherë e kishte burgosur.
“Neve na duhet ndihma e ShBA’së, MB’së dhe BE’së”, tha ai për The Times në një intervistë gjatë fundjavës. “Por, kjo ndihmë s’duhet të drejtohet në bërjen e qefit të autokratëve”.
Kriza e fundit në Ballkan mund të tingëllojë e parëndësishme, duke përfshirë katër kryetarë lokalë që u shërbejnë një popullate prej 50 mijë banorëve. Por, nuk e ka vendosur thjesht Kurtin kundër Vuçiqit, por Kurtin kundër forcave të cilat me intervenimin ushtarak të tyre kundër ish-liderit të ndjerë Sllobodan Millosheviq, çuan në pavarësinë e Kosovës.
Ata kanë harxhuar një dekadë duke provuar ta ngrejnë Vuçiqin nga miku më i afërt i tij, Presidenti Putin. Për shkak se Vuçiq, që ishte ministër i informacionit i Millosheviqit, luan nxehtë e ftohtë me Evropën, shpesh duke u kthyer kah lindja, e nganjëherë kah perëndimi. Zyrtarisht Serbia provon të anëtarëohet në BE.
Me përqendrimin diplomatik dhe ushtarak të angazhuar plotësisht në Ukrainë, gjëja e fundit që Perëndimi dëshiron është një tjetër konfrontim – prandaj edhe grindja me Kurtin, kur ai këmbënguli për të mbajtur një qëndrim të ashpër.
Nisi kur pothuajse të gjithë nga 50 mijë banorët e katër distrikteve në veri të Kosovës, që janë gati se 95% serbë, bojkotuan zgjedhjet lokale të prillit. Kjo nënkuptoi që katër shqiptarë etnikë u zgjodhën me më së shumti nga 100 vota. Serbët kundërshtuan, Kurti nguli këmbë, përballë sugjerimeve të ambasadorëve që “të punojnë nga shtëpia”.
Rezultati ishte kaos. Turmat sulmuan komunat. Paqeruajtësit e NATO’s u sulmuan nga burra të maskuar. 19 hungarezë dhe 11 italianë u lënduan, bashkërisht me më shumë se 50 serbë. Emisarët perëndimor shpërthyen, duke e quajtur Kurtin të papërgjegjshëm, dhe privatisht, edhe më keq. Por, ai thotë se po mbronte sundimin e ligjit dhe demokracinë, e cila nuk do të mund të mbijetonte po të dorëzohej ndaj bullizimit nga miku i Putinit.
“BE, SHBA, Britania e Madhe, ata e njohën procesin demokratik të zgjedhjeve,” tha ai. “Nëse kryetari nuk do të punojë nga zyra e tij, nga do të punojë ai?” Janë dy pyetje kyçe që varen mbi të ardhmen e Kosovës, ku 13,000 njerëz vdiqën në luftën e përgjakshme civile që ndërhyrja e NATO-s i dha fund. E para është shkalla e autonomisë që do t’i japë enklavës së saj etnike serbe, ku vendasit mbajnë flamujt serbë. E dyta është nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës dhe do të heqë bllokimin e saj ndaj vendeve si Rusia që e bëjnë këtë.
Perëndimi shpreson që duke i bërë lëshime pakicës serbe, Kosova do ta ruajë paqen aq gjatë sa Vuçiç, ose një pasardhës, përfundimisht do t’i dorëzohet realitetit de fakto, pasi ky do të jetë një parakusht për anëtarësimin në BE. Kurti, i cili si student aktivist ishte burgosur nga Millosheviqi, thotë se Vuçiq është ende i njëjti njeri që ishte atëherë dhe po bën lojëra me bashkëbiseduesit e tij. Ai thotë se po mban qëndrim të ashpër ndaj komunave sepse nëse tregon dobësi, Vuçiq do ta shfrytëzojë atë.
Serbët i bojkotuan zgjedhjet pjesërisht sepse në një “marrëveshje normalizimi” në vitin 2013 atyre iu premtua se këshillat e tyre mund të formonin një “bashkësi të komunave serbe”. Nuk është jetësuar kurrë. Kurti e pranon problemin dhe thotë se ka ndërmend të merret me të – por vetëm me kushtet e tij.
Ai thekson se ishte një grup i ngjashëm i këshilleve serbe që u bashkuan për t’u shkëputur nga Bosnja, i mbështetur nga Millosheviqi, duke shkaktuar luftën atje. “Nuk do të lejoj që Kosova të bëhet Bosnjë”, tha ai.
Diplomatët sugjerojnë se Kurti, 48 vjeç, i cili i qëndroi kartës kundër korrupsionit, po përpiqet të tregojë veten si një Zelensky i ri. Ata thonë se Kosova është shumë e ndryshme nga Ukraina, enklava serbe më shumë si Irlanda e Veriut sesa Donbasi. T’u kërkosh serbëve atje të harrojnë Beogradin është si t’u kërkosh katolikëve të Irlandës së Veriut të harrojnë Dublinin. Kurti e mohon forcën e ndjenjës në veri, thonë ata, dhe duke i hedhur poshtë bandat që sulmuan zyrat komunale si “milici fashiste”, po i shtyn në krahët e tyre serbët e zakonshëm.
Ata nuk e kundërshtojnë, megjithatë, bandat kanë një bazë kriminale: si në luftërat jugosllave të viteve 1990, bandat e huliganëve luajnë një rol shumë të madh në jetën serbe. Në marrjen e tyre, Kurti padyshim ka mbështetje, edhe nëse opozita kërkon kompromis, për hir të marrëdhënieve më të mira me Perëndimin. Ai tha për The Times se do të mbante zgjedhje të reja, për sa kohë që serbët premtuan se nuk do t’i bojkotojnë ato. Ai tha se pranoi se kryetarët e bashkive ishin vetëm “gjysmë legjitime“.
Por ai shtoi se të paktën kishte një opozitë. Vetëm një parti, e mbështetur nga Vuçiq, 53 vjeç, ka ndonjë prani në komunitetin serb.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj demokracisë,” tha ai. “Nuk do të kemi kryebashkiakë Zoom. Ne jemi shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe një vend serioz”.