GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Test për ‘mendjen e ndërrueshme’ të Sanchez-it, katalonasit e sfidojnë në parlament për njohjen e Kosovës

23/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Test për ‘mendjen e ndërrueshme’ të Sanchez-it, katalonasit e sfidojnë në parlament për njohjen e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Gjërat mund të ndërrojnë nga një moment në tjetrin (rreth njohjes së Kosovës), duke e marrë parasysh ‘mendjen e ndërrueshme’ të Pedro Sanchezit.

Këtë pohim e lëshon gazeta madrilene “La Razon” teksa raporton për iniciativën e partisë së ish-liderët të partisë katalonase që synonte pavarësinë, Junts, drejtuar parlamentit spanjoll.

Kërkesa më e fundit e katalonasve: njiheni Kosovën.

“E vërteta është që Kosvoa mezi ia ka dalë të nxjerr njohje nga 100 vende (96 për të qenë të saktë) por ende s’e ka marrë ‘Po’-në e pesëshes së BE-së: Spanjës Qipros, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë”, shkruan gazeta madrilene me orientime të djathta dhe konzervatore.

“Spanja, sa për tash, ka qenë larg së mbështeturi Kosovë, ndonëse nëse marrim për bazë ‘mendjen e ndërrueshme’ të Sanchez-it, gjërat mund të ndërrojnë nga një moment në tjetrin. Kjo për shkak se gjatë qeverisjes së kryetarit të socialistëve ka pasur ndërrime diametrike në Politikën e Jashtme me Marokon, dhe Junts-ët po duan ta detyrojnë ndërrimin edhe në drejtim të Kosovës”, shkruan më tej “La Razon”.

Junts-ët në iniciativën e tyre e përfshijnë një përgigje të qeverisë spanjolle të tetorit 2021, ku artikulohen arsyet zyrtare për mosnjohjen e Kosovës, e u lihet një dritare e hapur në eventualitetin e zgjidhjes së çështjeve Kosovë-Serbi në dialogun e BE-së.

“Spanja mban qëndrimin e mosnjohjes së deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në vitin 2008, si akt i njëanshëm. Megjithatë, nga një qasje konstruktive, ajo konsideron se është koha për të bërë përpjekje të konsiderueshme për zgjidhjen e çështjes së territorin e Kosovës në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me një marrëveshje që respekton të drejtën ndërkombëtare”.

Media spanolle i rikthehet së analizuari rezervimit të kahershëm të qeverive spanjolle karshi pavarsisë së Kosovës që nga shpallja e saj më 2008; duke e dhënë atë si “si hap që nuk është bërë kurrë për shkak të mënjanimit së dhënit benzinë zjarrit për një Katalon të pavarur”.

“Kjo rrugë drejt arritjes së pavarësisë i referohet drejtpërdrejt asaj që lëvizja e pavarësisë u përpoq të bënte në Katalonjë në vitin 2017 dhe që gjithmonë ka nxitur dyshime në qeveritë e ndryshme spanjolle, sepse mund të përfundojë duke u ekstrapoluar në separatizmin katalanas”.

Kosova më kot ka kërkuar njohjen e Spanjës, këta të fundit duke iu referuar dialogut të BE-së për një zgjidhje në kontestet me Serbinë që lë shijen e “shohim e bëjmë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në “El Pais” kërkonte njohjen nga Madridi duke provuar të artikullojë dallimet mes Kosovës dhe Katalonisë; si dy raste krejtësisht të ndryshme.

“Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën. E di që ka disa shqetësime që rasti i Kosovës mund të ngrejë në disa zona të Spanjës. Por, siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin Princi i Asturias: ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia kreu gjenocid në Kosovë’”, shprehej Kurti në gazetën spanjolle.

“Mendoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja do të demonstronte se Katalonia dhe Vendi Bask janë krejtësisht të ndryshëm nga rasti ynë. Prandaj, do të ishte e dobishme që Spanja të na njohë”.

“Spanja duhet t’i bashkohet shumicës së shteteve anëtare të BE’së dhe NATO’s, të cilat e njohin Kosovën. Nuk duhet të jetë pakicë. Njëzet e dy nga 27 anëtarë të BE’së e njohin Kosovën, si dhe 26 nga 30 shtete anëtare të NATO’s. Spanja duhet t’i bashkohet shumicës”, përfundonte Kurti.

Tags: Albin KurtiNjohja nga SpanjaPedro SanchezSpanja
ShareTweetShare
Previous Post

Gjini për vizitën e Clarkut në Gjakovë: SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të përbashkët e të përjetshme

Next Post

TIsmet Munishi flet pas suspendimit të Mirlind Dakut

Next Post
TIsmet Munishi flet pas suspendimit të Mirlind Dakut

TIsmet Munishi flet pas suspendimit të Mirlind Dakut

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.