Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur Serbinë.
Tërmeti ka ndodhur gati gjysmë ore më herët.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, EMSC, thellësia e tërmetit është dy kilometra.
Në përshkrimet që ia kanë bërë serbët termetit në uebfaqen e EMSC-së, lëkundja e tokës përshkruhet si “goditje rrufeje”.
“Pati dridhje, dëgjova një zhurmë sikur të ishte rrufe”, thuhet në njërën nga përshkrimet.
“U dridh toka për 5-6 sekonda, u dëgjua një zhurmë e forte”, vijon një tjetër përshkrim