Për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë deputetët do të mblidhen sot në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e Listës Serbe kanë arritur tashmë në Kuvend, ku pas pak pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Të pyetur se a do të marrin pjesë në votim, ata thanë se nuk besojnë.
“Jo, nuk e besojmë!”, ishte përgjigjja e tyre.