Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti për një gazetë kroate, ku përmendi ish-kryeministrin Isa Mustafa dhe letrën që ky i fundit ka pranuar nga Mogherini rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas Kajtazit, teksa tha se duket që Qeveria Kurti po e kërkon shpëtimin te Mustafa, ka rikujtuar faktin e gjuajtjes me molotov të shtëpisë së Mustafës
“A po me doket veç mu a edhe juve, se ky pushtet shpetimin po e lyp te profa, Isa Mustafa? E pse dojshit me ia kalle shpine bashke me familje brenda, Profes? Te poshter jeni!”, ka thënë Kajtazi.