Gazetari Valon Syla, ka reaguar rreth zhvillimeve të sotme në veri, ku një serb është arrestuar nga policia, dhe se në ketë pjesë të vendit është lëshuar alarmi që nënkupton grumbullimin e serbëve. Gazetari ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit po intervenon në veri pa koordinim me aleatët, shkruan Gazeta Metro.
Ai ka shtuar se, tashmë kjo situatë është alarm i sigurisë për rajonin dhe se Kosova, po luan me nervat e NATO’s dhe QUINT’it.
Syla ka deklaruar edhe se Kurti po luan me zjarrin, dhe se me veprimet e fundit, ai nuk do të ketë më mirëkuptim nga ndërkombëtarët.
Pos këtyre, Syla ka shprehur dhimbje ndaj policive, të cilët, siç ka thënë gazetari po rrezikohen kot.
Postimi i plotë:
Albini hini vet në Veri. Një arrestim te frizeri, serbet i dhezen sirenat. Një detonim i vogël u dëgju. Njësia Speciale është në Veri.
Kjo tregon se Kurti pa koordinim me aleatë po intetvenon në Veri. Te kqyrim sa serioz është arrestimi dhe kush është arrestu, dhe sa po i zgjatë krejt kjo. Sa i ka zgjat me tabela, apo me stikera? Te kqyrim Luanin e Shqiptarisë qe e paska sos me ja thy Serbisë, tu u rrok me ta, pa mbështetjen e Kuintit dhe NATO’s.
A se ka dashtë Serbia këtë qe 24 vjet?
Ky tashmë është alarm i sigurisë për regjion, se lere më për opoziten. Kosova po lun me nerva të NATO’s dhe Kuintit. Pastaj po laun me zjarr… çfarë zori paska Kurti me e shti Kosovën kaq llugave… por me gjasë që këtë herë shkel keq. Ska më mirëkuptim.
Po me dhimben policia që po perdoret nga Kurti si mashë, e po rrezikohen kot… pa qëllim dhe pa mision. Çka kur arrestohen? A ndreqet Veriu? A del ndonjë marrëveshje? Cila është kauza?
Për 2 vjet e gjysmë e maroi një ure 2 metra në Straradran. Po i vynë pak mu bo patriot për vota, duke i rrezikuar jetët e policve dhe partneritetin me aleatët e Kuintit
Zoti na ndihmoftë, e ju rujtë, kush po ku jep urdhër