Një aksident pa pasoja të rënda është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e Kopshtit Botanik.
Një makinë tip “Benz” si pasojë e shpejtësisë së lëvizjes dhe lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin duke u përmbysur.
Fatmirësisht shoferi ka shpëtuar me lëndime të lehta.
Tirana ashtu si pjesa tjetër e territorit është përshirë nga një mot i keq me stuhi, breshër dhe dëborë duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore.