GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Strategjia kundër Korrupsionit, KDI: E vonuar por e rëndësishme, këto janë sfidat në luftimin e korrupsionit

23/05/2023
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Strategjia kundër Korrupsionit, KDI: E vonuar por e rëndësishme, këto janë sfidat në luftimin e korrupsionit
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur takimin e parë për hartimin e Strategjisë Shtetërore kundër Korrupsionit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit e ryshfetit.

“’Ne duam etablim të shoqërisë që tregon zero tolerancë ndaj korrupsionit, zero tolerancë ndaj ryshfetit, e kontratave në këmbim të parave’’, tha ai.

Kurti përmendi edhe Indeksin e Transparency International i cili sipas tij është tregues i mirë i suksesit të Qeverisë në luftimin e korrupsionit.

Por, kryeministri i bëri përgjegjëse partitë opozitare për mos rezultate të luftës kundër korrupsionit, derisa tha se nismat e qeverisë po dërgohen menjëherë nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë, Edita Mustafa, koordinatore e programeve në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë se e kanë mirëpritur iniciativën e qeverisë, por e sheh si çështje të vonuar.

“Si KDI dhe degë e Transparency International, ne e mirëpritëm iniciativën e qeverisë për të filluar punën në Strategjinë Kombëtare Kundër korrupsion, edhe pse mendoj kjo çështje është vonuar. Si subjekt politik, i cili tashmë është në pushtet që dy vite, ndërkohë që edhe sa ishte në opozitë kauzë kryesore kishte luftimin e korrupsionit, mendoj se është dashur të ketë një strategji shumë të qartë për luftimin e korrupsionit që nga dita e parë në qeverisje e jo të mbetet tek vizioni për një shtet të çliruar nga korrupsioni”, shprehet ajo.

Edita Mustafa vlerëson se sot është dashur të diskutohen rezultatet e kësaj strategjie, megjithëse thotë se janë të gatshëm të mbështesin këtë përpjekje të rëndësishme, përmes ekspertizës së tyre.

“Ne sot ishte dashur të flasim për efektet dhe rezultatet e strategjisë kundërkorrupsion, jo për dokumente, megjithatë jemi të gatshëm që përmes ekspertizës sonë ta mbështesim këtë përpjekje të rëndësishme”.

Lidhur me sfidat e Qeverisë për luftimin e korrupsionit për dy vitet e ardhshme, ajo thotë se janë të shumta.

“Sfidat në luftimin e korrupsionit janë të shumta, e para është vetë mungesa e strategjisë së qartë që do të mbështetej edhe me kapacitete njerëzore e financiare për të gjitha institucionet që janë të mandatuara për të luftuar korrupsionin. E dyta është normalizimi i një kulture të mosndëshkueshmërisë, e cila është rezultat i mosefikasitetit të gjyqësorit por edhe i moszbatimit të mekanizmave tjerë të integritetit brenda institucioneve”, thekson Edita Mustafa.

Ajo përmend raste të korrupsionit të lartë që janë të njohura për publikun, e që po përfundojnë me aktgjykime liruese, dënime me gjoba apo me kusht dhe sipas saj, ky është mesazh i dëmshëm që inkurajon klimë të korrupsionit dhe dekurajon qytetarët për raportim të tyre.

“Mos të harrojmë se një numër i rasteve të korrupsionit të lartë të cilat publiku i ka të njohura tash e shumë vite çdo ditë po përfundojnë me aktgjykime liruese, me dënime me gjoba, me dënime me kusht ose edhe po parashkruhen. Ky është një mesazh shumë i dëmshëm pasi kështu inkurajon një klimë të korrupsionit ndërkohë që dekurajon qytetarët që të raportojë apo të besojnë në një shtet ku institucionet, bizneset dhe shoqëria mund të jenë të lira nga korrupsioni”, potencon Mustafa.

Ndërsa, lidhur me kritikat e Kurtit për opozitën për dërgimin e ligjeve në Kushtetuese, ajo vlerëson se ajo e ka punën e saj për të dhënë opinionin sipas Kushtetutës, ndërsa që çdo palë ka të drejtë të kërkojë opinion aty, që nuk do të duhej të shihej si pengesë.

“Në fund, Gjykata Kushtetuese është aty për të dhënë opinionin e saj nëse iniciativat ligjore janë në përputhje me Kushtetutën. Çdo palë ka të drejtë të kërkojë opinion nga GJK mbi bazën e argumenteve të saj, ndërsa Qeveria nuk do të duhej ta shihte këtë si pengesë apo si arsyetim në luftën kundër korrupsionit”, deklaron Edita Mustafa, koordinatore e programeve në KDI.

Tags: edita mustafaKDIKorrupsionlufta kunder korrupcionitsfidastrategji
ShareTweetShare
Previous Post

Mehaj shpreh gatishmërinë që FSK të ofrojë ndihmë në Ukrainë, Heappey e përgëzon

Next Post

Krasniqi për ikjen e qytetarëve: Ka humbje të besimit në mundësitë që ofron Kosova

Next Post
Krasniqi: Për lirinë e Kosovës Luani nuk bëri kompromis as me vdekjen

Krasniqi për ikjen e qytetarëve: Ka humbje të besimit në mundësitë që ofron Kosova

Lajmet e fundit

Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

21/05/2025
Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhet të ndizen vatra të reja të krizave

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.