GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Mehaj shpreh gatishmërinë që FSK të ofrojë ndihmë në Ukrainë, Heappey e përgëzon

23/05/2023
in Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme, Siguri
Reading Time: 2 mins read
Mehaj shpreh gatishmërinë që FSK të ofrojë ndihmë në Ukrainë, Heappey e përgëzon
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ka pritur sot në takim Ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, të shoqëruar nga ambasadori britanik Nicholas Abbott.

Fillimisht, ministri Mehaj i uroi mirëseardhje Ministrit Heappey dhe e falënderoi për vizitën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu, ministri Mehaj, e uroi ministrin Heappey dhe delegacionin e tij për kurorëzimin e Mbretit Charles III.

Në këtë takim, ministri Mehaj e informoi Ministrin britanik të Forcave të Armatosura lidhur me avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit dhe theksoi përkushtimin në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale, operacionale dhe gjithë infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e ushtrisë së shtetit tonë.

Mehaj shprehu mirënjohjen e tij për Britaninë e Madhe, në veçanti Ministrisë së Mbrojtjes për përkrahjen e dhënë vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Në takim u bisedua për realizmin me sukses të misionit  bashkë-zbarkues të FSK-së përkrah forcave britanike në Ishujt Falkland, që kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe të ndërveprimit me forcat e shteteve partnere për të shërbyer në të ardhmen në misionet e paqes. Gjithashtu, u bisedua për mundësitë e radhës në realizmin e misioneve bashkë-zbarkuese të FSK-së përkrah forcave britanike.

Temë bisede në takim ishte lidhur me trajnimet dhe edukimin të ushtarakëve të FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar, ku i pari i Mbrojtjes falënderoi për përkrahjen e deritashme në ngritjen e kuadrove ushtarake dhe theksoi nevojën për vazhdimin e mëtejmë të shkollimit të pjesëtarëve të FSK-së në akademitë e mbrojtjes në Britani të Madhe.

E po ashtu, temë tjetër diskutimi ishte dhe investimi në industrinë e mbrojtjes dhe blerjen e pajisjeve ushtarake të cilat po bëhen përmes marrëveshjeve shtet më shtet, sipas standardeve të NATO-s dhe në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Gjatë takimit, Mehaj shprehu gatishmërinë e tij që FSK të ofrojë ndihmë në Ukrainë, ne veçanti në ofrimin e trajnimeve për forcat ukrainase, me ç’rast u përgëzua nga Ministri britanik, Heappey.

Nga ana e tij, Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, shprehu kënaqësinë për avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe theksoi se Britania e Madhe do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm vendin tonë në realizmin e aspiratave në përfshirjen në organizatat euroatlantike.

Tags: Armend MehajfskJames Heappeykosovandihma ushtarakesiguria dhe mbrojtjatakimUKRAINA
ShareTweetShare
https://www.facebook.com/hilalpalacealbania/ https://www.facebook.com/hilalpalacealbania/
Previous Post

Kosova nikoqire e Kampionatit Evropian të Hapur në Xhudo (VIDEO)

Next Post

Strategjia kundër Korrupsionit, KDI: E vonuar por e rëndësishme, këto janë sfidat në luftimin e korrupsionit

Lajmet e fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, të shtëna edhe me armë zjarri

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, të shtëna edhe me armë zjarri

30/05/2023
Daniel Serwer: Amerikanët mund t’ia bëjnë jetën e vështirë Kurtit – Kosova me kapacitete të limituara

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështetë 100% Serbinë

30/05/2023
Kimete Berisha: Qeveria Kurti ra sot!

Kimete Berisha: Qeveria Kurti ra sot!

30/05/2023
Djokoviqi nuk do të sanksionohet për mesazhin nacionalist ndaj Kosovës

Djokoviqi nuk do të sanksionohet për mesazhin nacionalist ndaj Kosovës

30/05/2023
“Marshojmë për veri” Stresi e merr seriozisht situatën në Kosovë

“Marshojmë për veri” Stresi e merr seriozisht situatën në Kosovë

30/05/2023
“Me fat që dje nuk u vra askush”, Albin Kurti për ‘The Guardian’: Reagimi i Blinken na lëndon, është i padrejtë!

“Me fat që dje nuk u vra askush”, Albin Kurti për ‘The Guardian’: Reagimi i Blinken na lëndon, është i padrejtë!

30/05/2023

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Ballina
  • Botë
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, të shtëna edhe me armë zjarri

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, të shtëna edhe me armë zjarri

30/05/2023
Daniel Serwer: Amerikanët mund t’ia bëjnë jetën e vështirë Kurtit – Kosova me kapacitete të limituara

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështetë 100% Serbinë

30/05/2023
Kimete Berisha: Qeveria Kurti ra sot!

Kimete Berisha: Qeveria Kurti ra sot!

30/05/2023
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.