Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos e paguajnë faturën e re të energjisë elektrike.
Kjo, sepse sipas Stavilecit, ekziston një vendim i Gjykatës Themelore në lidhje me tarifat e energjisë për pezullimin e vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja.
Problemi është se këtyre iu ka mbetur mentaliteti opozitar. S’po u pëlqen se nuk kanë fakte sepse nuk po punojnë dhe po mendojnë se janë ende ne opozitë
Ne jemi pro për të gjitha hetimet e mundshme, jo vetëm për energjinë por për të gjitha.
“Qytetarët nuk duhet të mos e paguajnë faturën e re të energjisë elektrike sepse kemi një vendim të Gjykatës Themelore me arsyetime të fuqishme brenda saj”, ka thënë Stavileci në Rubikon.
Më tej, ai tha se ata [PDK] nuk do të ndalen pa i shkuar deri në fund të vërtetës rreth 100 milionëshit të ndarë nga qeveria për energjinë.
“Ku janë 100 milionë euro, s’ka përgjigje. As edhe një qytetar, madje as qeveria nuk e dinë dhe ky është problemi më i madhi. S’ka asnjë lloj transparence për këtë. Dhe ne kur kërkojmë komision hetimor, tentojnë ta dredhojnë në forma të tjera për të fshehur mashtrim”, ka thënë Stavileci.
Ai tutje shtoi se kjo nuk është më veç çështje e partive opozitare, por sipas tij, këtë vendim nuk e pranon asnjë qytetar i Kosovës.