Në orët e para të mëngjesit të së premtes infermieret dhe mjeku kujdestar në Qendrën Kryesore Familjare në Deçan(QKMF), janë përballur me një pacient jo të zakonshëm, i cili posedonte brisk dhe marihuanë me vete dhe për një moment ishe bërë agresive pasi që nuk bindej që të mjekohej dhe as nuk largohej nga QKMF’ja.
Rreth orë 04:00, të mëngjesit të së premtes në Deçan, infermieret dhe mjeku ishin përballë me një pacient agresiv, i cili për një moment e kishte nxjerr edhe briskun në hapësirat e QKMF’së.
Pacienti nga komuna e Deçanit i cili kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore, me ankesën dhimbje barku, për një moment kishte refuzuar të merrte terapinë të cilën ia kishte përshkruar mjeku, mëson Gazeta Metro.
I njëjti për një orë kishte qëndruar në hapësirat e QKMF’së por duke refuzuar të merrte terapinë, ndërkohë i njëjti ishte bërë agresiv duke bërtitur dhe më pas e kishte nxjerrë edhe briskun, çka kishte shkaktuar jo pak frikë tek infermieret që ishin kujdestare, e që menjëherë e kishin lajmëruar policinë.
Për rastin kanë folur edhe nga Policia, të cilët në raportin e tyre kanë thënë se pacienti që kishte shkuar të kërkonte ndihmë kishte treguar agresivitet dhe të njëjtit i janë gjetur një brisk dhe marihuanë.
Gjithashtu policia bënë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pasi kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan, sipas informatave nga personeli mjekësor, i njëjti kishte paraqitje agresive. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur e konfiskuar 5.4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një brisk. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë
Siç raporton Gazeta Metro, gjithashtu Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan nuk ka fare rojë apo personel që bënë sigurinë e personelit mjekësor dhe ndërtesës në terësi.
Duhet theksuar se Qeveria e Kosovës ua ka zbritur infermierëve dhe mjekëve ndërrimin e natës. Infermierëve nga 20 euro në 7.8euro ndërsa mjekëve në 9 euro