GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Skandal në SHKK: I burgosuri bëhet gardian në Dyz, burgun e Sigurisë së Lartë

22/04/2022
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Në burgun e Sigurisë së Lartë, përgjegjës për ruajtjen, sigurinë dhe mbikëqyrjen e të dënuarve do të jetë një person i cili ka qenë dy herë i burgosur. Insajderi sjellë detajet e rastiti në të cilin është i përfshirë Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në fillim të këtij muaji, Shërbimi Korrektues i Kosovës, zbardhi listën e kandidatëve të pranuar për zyrtarë korrektues

Në mesin e dhjetë të përzgjedhurve që do të shërbejnë brenda Burgut të Sigurisë së Lartë, ishte edhe Rexhep Shillova.

Ky i fundit, që do të jetë përgjegjës për ruajtjen, sigurinë dhe mbikëqyrjen e të burgosurve në burg, ka qenë edhe vetë dy herë i burgosur, raporton Gazeta Insajderi

Kështu tregon një dokument i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë, të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, e në të cilin shpërfaqen detajet për rastet kur Shillova ka qenë në burg.

Herën e parë ai ishte arrestuar më 9 gusht të vitit 2010, për veprën penale “hyrje në sistemin kompjuterik”.

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Shillova kishte qëndruar për një muaj në burgun e Gjilanit.

Në vitin 2016, tash gardiani i Burgut të Sigurisë së Lartë, ishte arrestuar sërish nga Policia, për veprën penale “kundërvajtje”.

I njëjti kishte qëndruar edhe tetë ditë në burgun e Gjilanit, pas vendimit që kishte marrë Gjykata Themelore e Gjilanit, dega në Kamenicë.

Pavarësisht dy veprave penale, asaj të “hyrjes në sistemin kompjuterik” dhe “kundërvajtjes”, por dhe burgut të mbajtur – Shillova nga Kamenica është pranuar si gardian në konkursin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Institucionit që vepron nën ombrellën e Ministrisë Drejtësisë, s’i kanë penguar këto fakte për ta renditur Shillovën të shtatin në listën e dhjetë zyrtarëve korrektues për burgun e “Dyzit”.

SHKK-së i ka mjaftuar vetëm dokumenti që Shillova “nuk është nën hetime” për ta pranuar atë si përgjegjës të të burgosurve, në burgun ku dënimin e vuajnë personat me rrezikshmëri të lartë.

Ju njoftoj se dokumentacionet e kërkuar për Konkursin Zyrtar Korrektues, ku është kërkuar edhe vërtetimi nga gjykata, kandidati në fjalë, në aplikacionin e bashkangjitur ka sjellë edhe certifikatën e lëshuar nga gjykata… me të cilën dëshmon se i njëjti nuk është dënuar dhe nuk është duke u zhvilluar procedure penale ndaj tij”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës për Insajderin.

Gazeta i ka shkruar gjykatës përkatëse që e ka lëshuar vërtetimin për Shillovën, por e njëjta ende nuk ka kthyer përgjigje.

Përgjigje nuk ka kthyer as ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kur është pyetur nga Insajderi, nëse do të bëjë thirrje që të merren masa ndaj Shillovës, person ky i cili ka qenë dy herë i burgosur, e me të cilin gazeta nuk ka mundur të bie në kontakt.

Ndryshe, institucioni që e ka pranuar gardianin në punë, që nga dje ka mbetur pa drejtues.

Kjo pasi Ali Gashi, ish zv.drejtori që merrej me menaxhimin e burgjeve të Kosovës, ka dhënë dorëheqje.

Tags: BurgosuriBurgu SiguriseGardianise larte
ShareTweetShare
Previous Post

Sali Berisha: Nuk i votojmë kandidatët e Ramës për President

Next Post

Presidenti i Letonisë: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës

Next Post
FOTO presidentja Osmani gjatë pritjes së presidentit të Letonisë, z. Egils Levits

Presidenti i Letonisë: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.