GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sistemi i drejtësisë në veri i “paralizuar” – Avokatët presin që çështja të zgjidhet me marrëveshje politike

19/03/2023
në Ballina, Kosovë
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Për më shumë se pesë muaj, sistemi i drejtësisë në veri të Kosovës ka mbetur i “paralizuar”, pas dorëheqjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve atje, raporton Ekonomia Online.

Shkaku i mungesës së tyre, avokatët vlerësojnë se dëm të madh po u bëhet qytetarëve, pasi siç thonë po u mohohet e drejta për gjykim të drejtë ose vendosje të lëndëve të ndryshme.

Avokati kosovar, Arbër Jashari, nuk pret që gjyqtarët dhe prokurorët serbë të kthehen në punë pa një marrëveshje politike.

Ndonëse puna po vazhdon nëpër gjykatoret në veri, Jashari e vlerëson të pamjaftueshme. 

“Mendoj që çdo ditë e më tepër që humbin kohë dhe që gjyqtarët dhe prokurorët serb nuk i kthehen punës dhe normalitetit është humbje për qytetarët e Republikës së Kosovës, e më së shumti për qytetarët e Republikës së Kosovës nga komuniteti serb, por unë nuk shoh që kjo çështje të zgjidhet ose ata t’i kthehen vendit të tyre të punës, pa një marrëveshje politike e cila pritet apo do të ishte e akordueshme në Bruksel, momentin që politikanët merren vesh atëherë edhe kjo çështje do të zgjidhet, tani për tani konsideroj që puna atje është vështirësuar, mirëpo nuk është ndalur sepse edhe në këto kushte gjykata po funksionojnë dhe prokuroritë po funksionojnë me staf shqiptar, gjithsesi nuk mund të themi që është mirë në rast se nuk kemi një përfshirje të komunitetit serb që është shumicë në atë pjesë dhe në rast se nuk i kemi një qasje më të mirë për të gjitha komunitetet”, u shpreh Jashari, teksa thotë se shkak i mungesës së tyre, shumë seanca gjyqësore kanë dështuar.

“Po e thashë edhe më herët se si rrjedhojë shumë seanca gjyqësore kanë dështuar, janë prolonguar dhe ashtu drejtësia mund të vonohet dhe çështjet gjyqësore mund të presin me vite të tëra andaj kjo nuk është aspak e mirë, por më së shumti i rëndon qytetarët e komunitetit serb në atë pjesë të vendit”, thotë ai.

Ndërsa avokati tjetër, Musa Damati, e konsideron si kolaps juridik, mungesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në atë pjesë të Kosovës.

Damati thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes diskutimeve në Bruksel.

“Sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës me ngjarjet e fundit është në një kolaps juridik, është një situatë e paprecedentë, e cila e ka goditur jashtëzakonisht rëndë gjyqësorin dhe qytetarët e Kosovës janë privuar nga mundësitë e tyre ligjore, kushtetuese të garantuara edhe me konventa ndërkombëtare, për të kërkuar dhe për të marrë drejtësi në afat optimal kohor sa më të shpejtë, kjo çështje e paprecedentë është një vakant i jashtëzakonshëm ligjor dhe është çështja se duhet të zgjidhet përmes diskutimeve në Bruksel apo edhe vendet e tyre ndoshta të plotësohen mirëpo e rëndësishme është që qytetarët e Republikës së Kosovës, të marrin drejtësi”, u shpreh Damati.

Damati pret që sa më shpejt ky vakum institucion të përmbushet, në mënyrë siç thotë ai, qytetarët të gjejnë drejtësi.

“Çështja është se me veriun e Kosovës, gjyqësori po funksionon, por po funksionon me kapacitete të limituara dhe patjetër se kjo nuk është e kënaqshme dhe kjo është gjendje e jashtëzakonshme realisht në sfondin juridik, prandaj edhe është shumë e nevojshme që mekanizmat kompetentë të shqyrtojnë mundësinë që sa më parë të përmbushin këtë vakum institucional dhe në asnjë mënyrë të mos lejojnë që taksapaguesit, qytetarët e Kosovës të mos gjejnë drejtësi”, thotë Damati.

Tags: avokatetdrejtesiseSistemiveriu
ShareTweetShare
Previous Post

Parashikimi i motit për sot

Next Post

Vrasja në Prishtinë, policia jep detaje

Next Post
Hapet një rast për dhënie të ryshfetit në Qendrën Rajonale të Administratës së Pensioneve në Prizren

Vrasja në Prishtinë, policia jep detaje

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.