GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sipas The Sun: Shqipëria, Maldivet e Europës

23/05/2023
në Ballina, Ekonomi, Kulturë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
Sipas The Sun: Shqipëria, Maldivet e Europës
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër media ndërkombëtare ka shkruar për Shqipërinë turistike. Kësaj here është britanikja “The Sun” që e quan Shqipërinë “Maldivet e Europës”, raporton Gazeta Papirus. Në artikull përshkruhen ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit në Ksamil, por edhe komoditeti dhe standardet e larta të shërbimeve që vlerësohen nga turistët britanikë në vendin tonë.

Artikullin e medias britanike e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama.

“Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë nga mediat ndërkombëtare që e quajnë “Maldivet e Europës” – dhe është i mirënjohuri “The Sun” i cili përshkruan ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit në Ksamil, por edhe komoditetin e standardet e larta të shërbimeve që vizitorët britanikë i vlerësojnë në Shqipëri”, shkruan Rama.

Një mama ka zbuluar si vizitoi “Maldivet e Europës” dhe pse ra në dashuri me atë vend. Për shumë njerëz, plazhet me rërën e bardhë dhe ujërat e kristalta bëjnë që të fusin në listat e tyre të dëshirave edhe Maldivet. Por të shkosh atje nuk është gjithmonë e lehtë.

Fluturimet janë të gjata dhe të shtrenjta, duke bërë që njerëzit të kërkojnë alternativa pranë vendit të tyre. Sidoqoftë, mamaja dhe tiktokerja e njohur  në Britani, ‘The Travel Mum’ ka zbuluar sa lehtë është të shkosh diku me të njëjtën pamje që të ofrohet, por pa u larguar nga Europa.

Në një video, ajo shpjegon për ndjekësit si të shkojnë në Ksamil të Shqipërisë, vend të cilit i referohet si “Maldivet e Europës” dhe se çfarë mund të presin turistët nga aty.

Pamjet e saj janë parë më shumë se 1 milion herë në TikTok me atë dhe familjen e saj që shijojnë plazhet ranore me ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit nga ballkoni i hotelit të tyre.

Për më tepër plazhi ishte shumë i qetë, që bënte që pushimet e saj të dukeshin shumë të paqta dhe relaksuese. Njerëzit janë impresionuar nga ajo çfarë kanë parë në video dhe thanë se do ta konsiderojnë ta vizitojnë vetë Ksamilin.

“Duket e mahnitshme”, shkroi dikush.

Një tjetër interesohej për vështirësitë për të shkauar aty. Në një video gruaja shpjegoi se në Shqipëri mund të shkosh shumë lehtë.

“Po dëgjonim shpesh për Maldivet e Europës kështu që vendosëm t’i shohim. Ka disa gjëra që bëmë për të ardhur këtu. Së pari prenotuam një fluturim për në Korfuz. Pas Korfuzit iu drejtuam portit dhe morëm një traget për në Sarandë, Shqipëri. Më pas prenotuam një makinë që mund të shkonim deri në destinacionin tonë final në Ksamil”, tha ajo.

Tiktokerja shprehet se edhe prenotimi i resortit ishte shumë i lehtë.

“Kemi prenotuar një apartament me dy dhoma gjumi për vetëm 190 Paund për 6 net. Është një kohë e mirë për të shijuar plazhet e bukura, por edhe të eksplorojmë disa vende këtu pranë. Harxhuam vetëm 5 Dollarë në supermarket për t’u ushqyer 5 persona. Jemi në dashuri me Shqipërinë”, shprehej ajo.

Për ata që nuk duan që të shkojnë me traget nga Korfuzi, ‘The Sun’ sqaron se është një rrugë më e lehtë për të shkuar në Ksamil nga Mbretëria e Bashkuar, duke folur për linjat direkte ajrore me Shqipërinë.

Linjat direkte lidhin Shqipërinë me Londrën, Manchester-in, Birmingham-n, Bristol-in dhe Newcastle-in. Ky vendpushimi i panjohur është vetëm 3 orë larg Mbretërisë së Bashkuar, shkruan ‘The Sun’ për lexuesit britanikë.

Tags: artikulli i The SunBregdeti Shqiptarekonomia e shqiperisemaldivet e europesturizmi shqiptar
ShareTweetShare
Previous Post

Hoxha: Lufta e UÇK-së u mundësua nga shpërbërja e ushtrisë shqiptare

Next Post

Mashtronte për viza pune në Gjermani, arrestohet 41-vjeçarja nga Tetova

Next Post
Mashtronte për viza pune në Gjermani, arrestohet 41-vjeçarja nga Tetova

Mashtronte për viza pune në Gjermani, arrestohet 41-vjeçarja nga Tetova

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.