GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Simiq për Kusarin dhe Radoiçiqin: Kanë folur shumë herë dhe shumë gjatë edhe për tema jashtë parlamentit

05/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Simiq për Kusarin dhe Radoiçiqin: Kanë folur shumë herë dhe shumë gjatë edhe për tema jashtë parlamentit
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka folur pasi u padit nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, për incizim dhe publikim të incizimin të jashtëligjshëm.

“Ndonëse kam qenë nën presionin e mediave për t’u shprehur që në fillim të publikimit të komunikimit të përmendur, aludimet e fundit se unë jam prapa regjistrimit dhe publikimit të bisedave tona, që absolutisht nuk janë të vërteta, më detyrojnë të mohoj gënjeshtrat me të cilat Mimoza Kusari-Lila dëshiron të largojë vëmendjen nga fakti se nga Lista Serbe dhe Milan Radojiçiq ka kërkuar mbështetje. Në emër të kujt dhe me urdhër të kujt, ajo e di më së miri. Ndoshta pikërisht nga frika e regjistrimeve të reja arsyeja e kësaj gjuetie mediatike kundër Listës Serbe , mua dhe zotit Radoiçiq, është heshtja dhe nëpërkëmbja e së vërtetës”, ka thënë ai.

Ai me ngulm pretendon se Kusari-Lila ka folur disa herë me Milan Radojiçiq, i sanksionuar nga SHBA dhe i kërkuar më herët nga Kosova për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

“Shpifjet, gënjeshtrat dhe kallëzimet e sajuara penale të zonjës Mimoza Kusari-Lila nuk mund ta fshehin faktin se ajo ka folur disa herë në praninë time me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq dhe i ka kërkuar favore dhe mbështetje për votat e shumta në Kuvend”.

Simiq tha se me mbështetjen e Listës Serbe, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka miratuar më shumë se 30 ligje.

“Dhe ne e kemi dhënë mbështetjen tonë jo për asgjë dhe askënd, por vetëm sepse nuk bien ndesh me interesat tona kombëtare. Edhe ajo edhe unë e dimë mirë se sa herë ka folur me Milan Radojiçiqin, sa kanë zgjatur ato biseda dhe se ka kërkuar nga ai dhe nga Lista Serbe që të mbështesin zgjedhjet e personelit për postet më të larta në Prishtinë, zgjedhjet e personelit për agjenci të ndryshme, por edhe proceset legjislative që u penguan nga opozita. Dhe kjo nuk është e gjitha. Me Radojiçiq ka pasur biseda të gjata edhe për shumë e shumë tema dhe procese të tjera aktuale jashtë Parlamentit dhe për çka e di më së miri, ndoshta një ditë opinioni do të informohet për të gjitha detajet”, ka thënë ai për T7.

Simiq deklaroi se Kusari-Lila njëherë e pati caktuar një pauzë për të pasë mundësinë që të flasë me Radojiçiqin.

“Dëshiroj t’ia rikujtoj bashkëbisedueses time se gjatë seancave të caktuara parlamentare caktoi një pauzë për të pasur rastin të bisedojë me Radojiçiq dhe të kërkojë prej tij mbështetjen e Listës Serbe, e cila ishte e nevojshme për funksionimin e saj në atë moment”.

Tags: kusariradojecicsimiqZdravo
ShareTweetShare
Previous Post

Sherr mes një kosovari dhe dy punëtorëve të karburantit në Lezhë

Next Post

E dhimbshme: Kjonështë familja që u aksidentua në Kroaci, ndërsa nëna me të bijen mbetën të vdekur

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.