GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result

Si e Raportoi BBC Betejën e Jasharajve në Mars 1998

23/01/2021
në Uncategorized
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjeti britanik i transmetimit, BBC, kishte raportuar për betejën e familjes Jashari në pasditen e 7 marsit të vitit 1998, në rënien heroike të komandantit Adem Jashari dhe të familjes së tij në Prekaz.

Më poshtë mund ta lexoni raportin e plotë nga luftimet triditëshe:

Shqetësimi ndërkombëtar po rritet në lidhje me luftimet e ashpra në krahinën serbe të Kosovës ku trupat dhe policia serbe luftojnë kundër separatistëve shqiptarë.

Autoritetet serbe thonë se ata kanë goditur në zemër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kanë vrarë udhëheqësin e tij, Adem Jasharin.

Zyrtarët raportuan se 20 shqiptarë etnikë ishin vrarë së bashku me dy policë ndërsa 30 separatistë janë burgosur. Por numri i saktë e viktimave nuk dihet.

Televizioni serb tregoi fotografi të kompleksit të luftëtarëve në shtëpinë e Jasharëve, në fshatin Prekaz, të mbushur me trupa.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar veprimin e mundshëm ndërkombëtar për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme, dhe kërcënimin e një lufte të re Ballkanike.

Kosova është një provincë serbe, e vendosur midis Serbisë dhe Shqipërisë, e cila humbi statusin e saj autonom në shpërbërjen e Jugosllavisë një dekadë më parë, 90 për qind e popullsisë përbëhet nga shqiptarë etnikë.

Kundërshtimi ndaj sundimit serb kërcënon të ndezë pasionet përtej kufijve të krahinës. Ka pasur shprehje simpatie nga vetë Shqipëria dhe shqiptarët etnikë në Maqedoninë fqinje.

Paul Wood i BBC-së, në një raport ekskluziv nga brenda Kosovës, dëshmoi për shtëpitë e pjesëtarëve të dyshuar të UÇK-së që u dogjën ose u shkatërruan me automjete të blinduara. Ishte edhe një dënim dhe një paralajmërim për pjesën tjetër të fshatit.

Serbët thonë se po luftojnë terrorizmin, por Paul Wood thotë se nuk ka nevojë për një operacion ushtarak të kësaj shkalle.

Shumë familje po ikin, duke kaluar netët në kodra dhe partia kryesore shqiptare ka akuzuar serbët për kryerjen e një fushate të re të spastrimit etnik.

“Ne duhet të ikim”, tha një zonjë fshati. “Është luftë këtu, njerëzit janë duke u vrarë, madje edhe fëmijët dhe askush nuk po bën asgjë”.

Disa në Kosovë besojnë se forcat serbe mund të rigrupohen për të planifikuar një ofensivë tjetër.

Shqiptarët etnikë thonë se serbët kanë krijuar heronj midis shqiptarëve dhe nuk kanë arritur të shkatërrojnë UÇK-në.

Të tjerë besojnë se UÇK është një organizatë jo e sofistikuar dhe se deri më tani nuk kishte pajisje ushtarake për të nisur një sulm serioz kundër forcave serbe.

Por veprimet e dy ditëve të fundit ka të ngjarë të ofrojnë më shumë rekrutë, pasi shqiptarët gjithnjë e më shumë besojnë se e ardhmja e vetme për Kosovën është pavarësia e plotë.

UÇK thotë se anëtarët e saj që jetojnë jashtë vendit po kthehen në Kosovë për t’u bashkuar në luftën kundër serbëve.

Serbët thonë se operacioni i tyre i sigurisë ka mbaruar, por për shqiptarët në rajon, terrori vazhdon.

Artikullin origjinal të BBC-së mund ta lexoni këtu.

ShareTweetShare
Previous Post

United të ofrojë 60 milionë euro për yllin e Realit

Next Post

Adelina Tahiri prezanton dhomën e gjumit ku fle me burrin e saj 50 vjeçar

Next Post

Adelina Tahiri prezanton dhomën e gjumit ku fle me burrin e saj 50 vjeçar

Lajmet e fundit

Rizgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, Ahmeti: E vlerësoj guximin për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese

Rizgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, Ahmeti: E vlerësoj guximin për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese

22/06/2025
Jo vetëm nafta, pesë drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti SHBA-Iran

Jo vetëm nafta, pesë drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti SHBA-Iran

22/06/2025
Këshilli i Sigurimit do të mbajë seancë emergjente pas sulmeve të Amerikës ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit do të mbajë seancë emergjente pas sulmeve të Amerikës ndaj Iranit

22/06/2025
Tragjedi në Prizren: Vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës

Motoçikleta e përdorur në të shtënat në Vushtrri gjendet e djegur në fshatin Ropicë – vazhdojnë kërkimet për autorin

22/06/2025
Aksident në hyrje të Skenderajt, përfshihen dy automjete

E rëndë: Vetaksident tragjik në Shalë të Drenasit – humb jetën një 39-vjeçar

22/06/2025
BBC raporton se çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, arteria ku kalon 20 për qind e naftës botërore

22/06/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Rizgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, Ahmeti: E vlerësoj guximin për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese

Rizgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, Ahmeti: E vlerësoj guximin për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese

22/06/2025
Jo vetëm nafta, pesë drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti SHBA-Iran

Jo vetëm nafta, pesë drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti SHBA-Iran

22/06/2025
Këshilli i Sigurimit do të mbajë seancë emergjente pas sulmeve të Amerikës ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit do të mbajë seancë emergjente pas sulmeve të Amerikës ndaj Iranit

22/06/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.