GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Si dukej qeveria në hije e PDK’së, që duan ta rikthejnë edhe njëherë

24/11/2021
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Si dukej qeveria në hije e PDK’së, që duan ta rikthejnë edhe njëherë
Share on FacebookShare on Twitter

Në shumicën e periudhës së pasluftës, PDK-ja e ka pasur pushtetin. I ka rënë që vetëm së fundmi ta gëzojë opozitën dhe në fillimin e saj. Por, atëherë kishte formuar qeverinë, që i “bënte hije” pushtetit. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha sot se PDK-ja do të rikthehet me metodën e saj të opozitarizmit, krijimit të qeverisë në hije, kësaj radhe ndaj Qeverisë së Albin Kurtit. Si e bënte dikur PDK-ja këtë lloj qeverisjeje dhe çfarë ishte ajo?

PDK-ja, si parti e dalë nga lufta kishte humbur në dy palë zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 dhe 2004. Hashim Thaçi, si lider i opozitës, kishte vendosur që në vitin 2005 të formojë qeverinë në hije si kundërpërgjigje ndaj LDK-së dhe AAK-së, që pas zgjedhjeve të vitit 2004 kishin lidhur koalicion dhe kishin formuar qeverinë, shkruan Gazeta Express.

Kabineti i “Qeverisjes së Mirë”, siç e quante PDK-ja, apo “Qeveria në Hije”, kishte filluar punën më 1 qershor të vitit 2005. Ky kabinet përbëhej nga 14 departamente prej të cilave dy drejtoheshin nga shoqëria civile, ndërsa të tjerat nga Partia Demokratike.

Sipas PDK-së, kabineti ishte ndërtuar në formën që secila ministri në qeverinë të Kosovës të kishte resoret alternative në Kabinetin e “Qeverisjes së Mirë”.

Në kohën kur PDK kishte formuar qeverinë në hije , kryeministër i Kosovës ishte Bajram Kosumi pasi ish-kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje shkaku i ngritjes së aktakuzës për krime lufte nga Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.

Kjo ishte hera e parë që në Kosovë u krijua një mekanizëm i qeverisjes, sipas modelit “qeverisje në hije”.

Në kohën kur qeveria në hije kishte filluar punën, ish-zëvendësi i Thaçit në kabinet, Hajredin Kuçi, kishte deklaruar se secili departament i qeverisë në hije do të ndjekë punën e ministrisë përkatëse në qeverinë e atëhershme Kosumi.

Pas 16 vjetëve, një ide të ngjashme për qeverinë në hije e ka paralajmëruar sot nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ende nuk dihet formati dhe modalitetet që PDK-ja do të aplikojë në qeverinë në hije të vitit 2021.

Partia Demokratike herën e fundit i ka fituar zgjedhjet me koalicionin parazgjedhor PAN (PDK-AAK-Nisma) në vitin 2017. Dy vjet më vonë, kryeministri që vinte nga radhët e PAN-it, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje. Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, PDK-ja doli e treta, për të qëndruar më pas në opozitë edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, 2020.

Tags: HAshim ThaçiQeveria e PDK
ShareTweetShare
Previous Post

Ligji i Pagave ende në proces të hartimit, buxheti shkon nesër në Kuvend, priten greva e protesta

Next Post

Pse antibiotikët duhet t’i marrim vetëm kur kemi domosdoshmëri absolute

Next Post
Pse antibiotikët duhet t’i marrim vetëm kur kemi domosdoshmëri absolute

Pse antibiotikët duhet t’i marrim vetëm kur kemi domosdoshmëri absolute

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.