GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Shqetësuese: Kryeziu për KQZ-në: Pas shumë zgjedhjeve të lira, po merr praktika të Afganistanit, Nigerisë, Irakut e Kongos

24/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Shqetësuese: Kryeziu për KQZ-në: Pas shumë zgjedhjeve të lira, po merr praktika të Afganistanit, Nigerisë, Irakut e Kongos
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu ka ngritur shqetësim për një vendim të KQZ-së që sipas tij cënohen të drejtat e njeriut. Bëhet fjalë për vendimin për zëvendësimin e ngjyrës së padukshme me ngjyrën matrikuluese.

Sipas Kryeziut, Kosova pas shumë pale zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, “pse duhet të vendos këto praktika të cilat kryesisht përdoren në vende si Afganistani, Nigeria, Iraku, Kongo etj. vende të cilat kanë histori të paqëndrueshme politike dhe zgjedhore, shpesh të shënuara nga dhuna dhe mashtrimet”.

Ai u bën thirrje qytetarëve dhe partive politike që ta kundërshtojnë këtë vendim.

“Kosova ka arritur përparime të konsiderueshme në ndërtimin e një demokracie funksionale dhe në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Pse sot KQZ-ja duhet të marrë vendime të cilat potencialisht mund të cenojnë të drejtat civile. Vendimi i javës së kaluar nga KQZ-ja për zëvendësimin e ngjyrës së padukshme me ngjyrën matrikuluese është regres. Qytetarët dhe partitë politike duhet të kundërshtojnë këtë vendim të KQZ-së.

Ne siç kemi të drejtë të marrim pjesë në një proces zgjedhor, po ashtu e ruajmë dhe të drejtën të mos marrim pjesë në zgjedhje. Është e drejtë kushtetuese e garantuar. Këtë të drejtë se kemi pasur të cenueshme me ngjyrën e padukshme e cila mund të shihej vetëm me dritë ultraviolete, duke mbrojtur kështu privatësinë tonë si votues”, thotë ai.

Tutje, Kryeziu thekson se ngjyra matrikuluese është e dukshme për të paktën 24 orë dhe mund të zgjasë deri në 72 orë ose dhe më shumë.

“Për më tepër, kjo ngjyrë është rezistente ndaj larjes me ujë dhe detergjenteve të zakonshëm, nganjëherë edhe ndaj kimikateve më të forta, duke e bërë të vështirë heqjen e saj në një periudhë të shkurtër kohore”.

Ai pohon se e drejta e votimit është e drejtë private, për të cilën s’ka arsye të dijë publiku i gjerë.

“Ngjyra matrikuluese besoj unë, cenon të drejtat e njeriut siç është privatësia dhe anonimiteti, pasi që me anë të kësaj ngjyre në gisht, do ti ekspozohemi një publiku të gjerë, dhe secili që na sheh do të dijë a kemi votuar a po jo. E drejta e votimit është e drejtë private,  për të cilën s’ka arsye të dijë publiku i gjerë. Tani me shenjëzimin e KQZ-së,  mund ti nënshtrohemi një presioni stigmatizues dhe të jemi nën presion shoqëror të padëshiruar. Le anash presionet tjera,  që potencialisht mund të bëhen nga partitë politike për të votuar dhe dëshmuar se a kemi votuar.

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor, e as në vendet e BE-së  përdorimi i ngjyrës matrikuluese nuk është praktikë, pasi shumica prej tyre kanë adoptuar sisteme të avancuara të regjistrimit të votuesve dhe masa të tjera për të siguruar integritetin e zgjedhjeve. Pse Kosova pas shumë pale zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duhet të vendos këto praktika të cilat kryesisht përdoren në vende si Afganistani, Nigeria, Iraku, Kongo etj.  vende të cilat kanë histori të paqëndrueshme politike dhe zgjedhore, shpesh të shënuara nga dhuna dhe mashtrimet.

Pra, krahasuar me disa nga vendet e përmendura, Kosova ka një kontekst të ndryshëm dhe një rrugë më të qëndrueshme drejt konsolidimit të demokracisë”, thekson Kryeziu.

 

Tags: kqz ja
ShareTweetShare
Previous Post

Ish-shefi i Bankës Evropiane të Investimeve, po hetohet nga prokurorët e BE-së për korrupsion dhe shpërdorim

Next Post

Ky është personi që u gjet i vdekur brenda veturës në Sllatinë

Next Post
Gjendet një person i vdekur brenda veturës në Sllatinë

Ky është personi që u gjet i vdekur brenda veturës në Sllatinë

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.