Derisa shëtisim nëpër livadhe dhe pyje, zakonisht nuk i kushtojmë vëmendje asaj që e shkelim me këmbë. Kështu e shkelim edhe bimën gjethe delli. Kjo bimë me gjethe të gjera është ideale për të ofruar ndihmën e parë në rast te të gjitha plagëve dhe lëndimeve. Është dëshmuar se posedon veti kundër baktereve
Çfarë shëron?
Bima gjethe delli është e shkëlqyeshme kundër kollës, astmës së mushkërive, madje edhe kundër tuberkulozit. Pos kësaj, kjo bimë e pastron gjakun, mushkëritë dhe lukthin, është e dobishme për të gjithë ata që vuajnë nga pagjakësia, veshka dhe mushkëria që nuk punojnë me kapacitet të plotë, për ata që nuk kanë oreks. Është ilaç për shërimin e të gjitha plagëve, të djegurave, lëndimeve, kafshimit nga grerëza. Nëse një gjethe e vendosni në këpucë, do të shëroni lythat, e lëngu i saj konsiderohet se shëron aknet dhe puçrrat
PËR TRETJE MË TË MIRË DHE KUNDËR TË THATIT NË LUKTH
Me këtë sigurt shërohet i thati në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore. E bluar tretet më lehtë dhe lëshon të gjitha lëngjet e domosdoshme për organizmin
Përbërësit për një person:
300 g gjethe të dellit
1kg mjaltë livadhi
Koha e nevojshme për përgatitjen e këtij ilaçit është rreth 30 minuta. I pastroni gjethet e bimës dhe i lini të thahen. I bluani në mullirin e mishit. I përzieni me mjaltin e livadheve dhe i vendosni në kavanoz për të qëndruar gjatë natës
Mund të përdoret për shërimin e kollës, të thatit, shërimin e plagëve
PËRDORIMI I ILAÇIT:
Merrni një lugë të gjellës në mëngjes, para kafjallit, derisa ta konsumoni gjithë kavanozin. E ruani në frigorifer
KOMPRESA PËR PLAGË
I thani gjethet e freskëta të bimës dhe më pas i vendosni në plagë. Shpejt do të shërohet plaga
ILAÇ PËR KAFSHIMIN E INSEKTEVE
Nëse jeni kafshuar nga një bletë, mushkonjë apo grerëz, vendin e kafshimit e mbuloni me një pjesë pambuk, të cilin pambuk paraprakisht e keni lagur me lëngun e bimës