GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Më 24 tetor takimet në nivel kryenegociatorësh

18/10/2024
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Më 24 tetor takimet në nivel kryenegociatorësh
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në kryeqytetin e Francës nën organizimin e Zyrës së Kryeministrit, u mbajt Forumi i parë Ekonomik i Kosovës në Paris, me përfaqësues të qeverisë, agjencive zhvillimore dhe kompanive franceze.

 

Bëhet e ditur se krahas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e bëri hapjen e këtij forumi, të pranishëm dhe pjesëmarrës në këtë forum ishin edhe katër ministra të kabinetit qeveritar, përkatësisht ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të cilët patën nga një fjalë rasti, si dhe ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi dhe shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi.

 

“Në adresimin e tij hyrës, kryeministri Kurti renditi arsyet, nënvizoi përparësitë dhe veçoi sektorët me më së shumti mundësi për investime të huaja. Ai paraqiti para të pranishmëve potencialin dhe ofertën e Kosovës për investitorë të huaj në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit Digjital, Turizmit, Energjisë, Prodhimit të lehtë, dhe Agrikulturës. Pozita gjeografike e vendit, rinia e arsimuar, e talentuar, kreative, që flet më shumë se një gjuhë të huaj, politikat fiskale dhe sistemi tatimor i leverdishëm, progresi demokratik në vitet e fundit, sundimi i ligjit, stabiliteti institucional dhe investimet në infrastrukturë, si dhe planet për mbi 50 projekte të infrastrukturës në transport, mjedis dhe energji, janë elementet kyçe që e bëjnë Kosovën tërheqëse për investitorë të huaj, veçoi kryeministri Kurti, teksa u bëri ftesë të pranishmëve dhe kompanive franceze që të investojnë në Kosovë”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

 

Në këtë forum, mori pjesë edhe ministri i Francës për Evropë, Benjamin Haddad, me të cilin kryeministri Kurti kishte zhvilluar një takim gjatë ditës.

 

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë prezantimit të tij, foli për projektet infrastrukturore që lidhin Kosovën me rajonin, me fokus të veçantë në lidhjet dhe infrastrukturën hekurudhore që ndikon në rritjet e shkëmbimeve tregtare dhe ndërlidhjen e vendeve dhe në të njëjtën kohë i shërben agjendës sonë së gjelbër.

 

Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh se “me norma të rritjes ekonomike më të larta në rajon, qeverisje të mirë, luftë kundër korrupsionit e informalitetit, e vlera të përbashkëta me kombet e familjes evropiane, Kosova është gjithnjë më tërheqëse për investime nga shtetet evropiane, thuhet në njoftimin zyrës së Kryeministrit.

 

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tha se “viteve të fundit Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në avancimin e politikave dhe reformave ligjore në përputhje me legjislacionin e BE-së.

 

Ftesë për investime në agrikulturë dhe në sektorin e procesimit të ushqimit, bëri edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Tags: Albin Kurti
ShareTweetShare
Previous Post

Haradinaj: Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO

Next Post

Moti për fundjavë

Next Post
Moti për fundjavë

Moti për fundjavë

Lajmet e fundit

“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

17/05/2025
Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

17/05/2025
10 të burgosur arratisen nga burgu në New Orleans, lënë mesazh: Shumë e lehtë

10 të burgosur arratisen nga burgu në New Orleans, lënë mesazh: Shumë e lehtë

17/05/2025
Daut Haradinaj: Sheshi i Deçanit me emrin e heroit Mentor Tolaj është nderim për të gjithë rezistencën

Daut Haradinaj: Sheshi i Deçanit me emrin e heroit Mentor Tolaj është nderim për të gjithë rezistencën

17/05/2025
Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë

Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë

17/05/2025
Deputetja e Nismës, Krasniqi: Takimi te Presidentja, pothuajse i kotë

Deputetja e Nismës, Krasniqi: Takimi te Presidentja, pothuajse i kotë

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

17/05/2025
Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

17/05/2025
10 të burgosur arratisen nga burgu në New Orleans, lënë mesazh: Shumë e lehtë

10 të burgosur arratisen nga burgu në New Orleans, lënë mesazh: Shumë e lehtë

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.