Dy lokale dhe një dyqan janë dëmtuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicën jugore, si pasojë e një mjeti shpërthyes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”.
Zahiti tha se rasti është duke u hetuar