GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Shkëmb Manaj për përlasjet në LDK: E ulët si dolën në publik – fushatë e individëve për ta goditur shtëpinë tonë LDK’në

02/04/2025
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Shkëmb Manaj për përlasjet në LDK: E ulët si dolën në publik – fushatë e individëve për ta goditur shtëpinë tonë LDK’në
Share on FacebookShare on Twitter

Shkëmb Manaj i LDK-së ka reaguar për herë të parë pas disa publikimeve të bisedave të Kryesisë së LDK-së në Viber rreth votave me postë të kësaj partie, transmeton Gazeta Papirus. 

Ai tha se mënyra se si këto biseda dolën në publik është e ulët dhe tha se u bë nga individë që duan ta godasin LDK-në, ndërsa shtoi se shqetësimet e tij i ka adresuar privatisht.

Mënyra se si ka dalë komunikimi ynë i brendshëm në publik, është i ultë. Ajo është pjesë e një fushate të individëve që çështjet e tilla të debatit të brendshëm, dëshirojnë t’i bëjnë kauza politike për ta goditur shtëpinë tonë politike, në kohën kur ajo ka filluar të ringritet!”

Manaj, i cili mori postin e nënkryetarit të Prishtinës meqë nënkryetarët që ishin fituan mandatin e deputetit, mohoi se ky vendim u mor nga partia e tij për “mbyllje goje” pasi ai humbi mandatin e deputetit.

“Si rrjedhojë e të gjitha këtyre dhe qëndrimit tim parimor, unë këto ditë kam qenë pre e plotë goditjeve të orekstruara të brendshme dhe të jashtme. Por, unë jam këtu për të qëndruar ashtu siç e kam edhe emrin, Shkëmb! Thanë se me është mbyllur goja për pozicionin e nënkryetarit të Kryeqytetit. Ju them, se asnjë lidhje ky pozicion nuk e ka me këtë proces dhe për këtë janë në dijeni udhëheqësia e LDK-së dhe Kryetari i Kryeqytetit. Me është kërkuar nga ta që marr këtë përgjegjësi për shkak të angazhimit tim tash e mbi tri vite në Kryeqytet, me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë të proceseve, tash në fund të këtij mandati të parë qeverisës në Prishtinë”, ka shkruar Manaj.

Reagimi i plotë:

Diskutimet e brendshme janë pjesë e demokracisë tonë brenda LDK-së! Për sa i përket vërejtjeve të mia për procesin e votimit me postë, ju njoftoj se unë nga fillimi, të gjithë komunikimin e kam bërë brenda strukturave tona, asnjëherë nuk kam dal në publik. Fillimisht e kam njoftuar Kryetarin e LDK-së! Pastaj, në grupin e Kryesisë kam reaguar i fundit, edhe pse veç unë kam qenë në atë grup që e kam humbur mandatin e fituar nga ky proces i votave me postë. Kështu jam i edukuar unë, që ta ruaj shtëpinë time politike, edhe atëherë, kur me merret një e drejtë e fituar!

Jam sjellë kështu, sepse kam vlerësuar dhe vlerësoj që ne në LDK kemi kapacitete që defektet t’i trajtojmë dhe eliminojmë brenda për brenda organizimit tonë politik, për aq sa janë procese politike dhe strukturore. Kur ato kanë elemente penale, institucionet e drejtësisë, duhet t’i trajtojnë dhe duhet t’i hetojnë deri në pikën e fundit! Sepse LDK nuk duron individë me shkelje penale brenda saj dhe se ne duhet të jemi në funksion të plotë të institucioneve të drejtësisë!

Mënyra se si ka dalë komunikimi ynë i brendshëm në publik, është i ultë. Ajo është pjesë e një fushate të individëve që çështjet e tilla të debatit të brendshëm, dëshirojnë t’i bëjnë kauza politike për ta goditur shtëpinë tonë politike, në kohën kur ajo ka filluar të ringritet! Gjithashtu për ta dobësuar pozicionin e LDK-së në raport me marrëveshjet eventuale për bashkëqeverisjes dhe për të tentuar të shantazhojnë LDK-në, por kanë harruar se sot dhe asnjëherë LDK nuk mund të shantazhohet. Sot, ne duhet të jemi të përbashkuar për shumë arsye dhe për procesin e radhës zgjedhor, të zgjedhjeve lokale.

Si rrjedhojë e të gjitha këtyre dhe qëndrimit tim parimor, unë këto ditë kam qenë pre e plotë goditjeve të orekstruara të brendshme dhe të jashtme. Por, unë jam këtu për të qëndruar ashtu siç e kam edhe emrin, Shkëmb! Thanë se me është mbyllur goja për pozicionin e nënkryetarit të Kryeqytetit. Ju them, se asnjë lidhje ky pozicion nuk e ka me këtë proces dhe për këtë janë në dijeni udhëheqësia e LDK-së dhe Kryetari i Kryeqytetit. Me është kërkuar nga ta që marr këtë përgjegjësi për shkak të angazhimit tim tash e mbi tri vite në Kryeqytet, me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë të proceseve, tash në fund të këtij mandati të parë qeverisës në Prishtinë.  Ata që me njohin, e dinë fare mirë se unë nuk bëj pazare në politikë, prandaj asnjëherë askush nuk ka mundur dhe nuk mundet të ma mbyll gojën mua!

Tash jam shumë i qetë dhe jam shumë i lumtur që ata që kanë menduar dhe kanë dashur ta godasin LDK-në dhe lidershipin e saj përmes meje, kanë dështuar. Unë jam aq i pjekur politikisht, që ta kuptoj fare lehtë këtë pozicion. Prandaj, dezinformojnë. Por, unë nuk ju kam faj atyre që ju ka humbur rruga në oborr!

LDK ka nevojë për reforma përmbajtjesore dhe për unitet funksional. LDK është me e madhe se secili prej nesh! Unë jam këtu, pavarësisht sfidave,  sepse asnjëherë nuk kam pasur dhe nuk kam shtëpi tjetër politike përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Tags: ldkpolitikReagimShkëmb Manaj
ShareTweetShare
Previous Post

Kaja Kallas thotë se po shqyrton edhe një “mjet” tjetër për zgjidhjen problemit Kosovë-Serbi pasi dialogu ka ngecur

Next Post

Misetic: Provat e Speciales kundër Hashim Thaçit janë të dobëta, jam optimist dhe duhet të kemi aktgjykimin sa më shpejt

Lajmet e fundit

Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.