Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, Shahin Dervishaj, ka vizituar sot dy biznese.
Ai ka thënë se bizneset janë themeli i zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
“Sot vizitova biznesin Lindi Doors, një kompani që ofron një larmi të jashtëzakonshme artikujsh për dyer dhe produkte të tjera. Pata mundësinë të bisedoj me pronarin, Enver Mulaj, një njeri i devotshëm dhe mesues i nderuar në Skenderaj, i cili ka sjellë inovacion dhe cilësi në këtë biznes. U befasova me gamën e gjerë të produkteve që ofrojnë dhe angazhimin e tij për të sjellë më të mirën për konsumatorët”, ka shkruar në “Facebook” Dervishaj.