Kryetari i Komisionit Parlamentar të ashtuquajtur për Kosovë dhe Metohi, Millovan Dreçun, vazhdimisht ka folur për bashkëpunimin e Serbisë me Prokurorinë Speciale.
Ai madje kishte treguar se njeriu kryesor i Dhomave të Specializuara, ish-Kryeprokurori Schwendiman i kishte shkruar mirënjohje me dorë, për “provat” që ai i kishte ofruar kundër UÇK-së.
“Unë që në fazën e parë nga zotëri Schwendiman kam marrë mirënjohje, madje me dorë e ka shkruar mirënjohjen e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime te lëvizin”, kishte deklaruar Dreçun.
Por, cila është ana e errët dhe e panjohur e Millovan Dreçunit, gazetarit të RTS-së gjatë luftës në Kosovë.
Në një dokument konfidencial të ushtrisë serbe, thuhej se Millovan Dreçun, në cilësinë e gazetarit kishte rrahur disa ish-ushtarë të UÇK-së të zënë rob.
Në dokument thuhet se Millovan Dreçun, i cili gjatë viteve 1998-99 kryente kinse punën e gazetarit të televizionit publik serb, RTS, ka marrë pjesë në rrahjen me mjete të forta të shqiptarëve që ishin zënë në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Në grupin e të zënëve kishte qenë Enver Berisha nga Peja dhe Nevruz Rama nga Gjakova, të cilët kanë dëshmuar që Dreçuni i kishte rrahur bashkë me forcat serbe.
Po ashtu, Millovan Dreçun ishte përmendur specifikisht, bashkë me disa gazetarë të tjerë serbë në Kallëzimin që ishte ngritur nga kolegët e tyre, gazetarët serbë, në vitin 2009 për nxitje të dhunës dhe gjenocidit në vendet e ndryshme të ish-Jugosllavisë.
Në Kallëzimin Penal thuhej se “Ne besojmë se, para shpërthimit të konflikteve të armatosura në territorin e ish-Jugosllavisë, në të njëjtin territor janë bërë përgatitje politike dhe propagandistike në media, përmes gjuhës së urrejtjes dhe përhapjes së informacionit të rremë, me qëllim të krijimit të besimit në publik për arsyetimin e konfliktit të armatosur dhe, në të, shkeljet e rënda të normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Ne gjithashtu besojmë se këto ishin forma të propagandës ligjërisht të palejueshme dhe për rrjedhojë përfaqësonin akte kriminale“.
Më tutje disa mediume serbe akuzoheshin për propagandë ilegale.
“Besojmë se ata haptas e vënë veten në shërbim të regjimit të atëhershëm aktual, duke nxitur dhe përhapur para së gjithash urrejtje ndëretnike dhe fetare, por edhe propagandë ilegale. Me intensitet edhe më të madh ata vazhduan aktivitetin e tyre gjatë konflikteve të njohura të armatosura në këto zona nga viti 1991 deri në vitin 1999“, thuhej në Kallëzimin Penal.
Po ashtu, në Kallëzim Penal ishte përmendur edhe manipulimi që Millovan Dreçun ua kishte bërë vëllezërve Mazreku, duke i detyruar të japin dëshmi të rrejshme, të cilët këta të fundit më vonë i kishin mohuar tërësisht, duke treguar se dëshmitë e trilluara janë dhënë nën presion e tortura çnjerëzore.
Në këtë Kallëzim Penal, Millovan Dreçun ishte përmendur me emër.
“Parimi i marrjes në pyetje para kamerave u përdor gjatë konfliktit mes policisë serbe dhe shqiptarëve të Kosovës në vitin 1998, kur u arrestuan vëllezërit Luan dhe Bekim Mazreku nga Malisheva. Në vitin 2001 u dënuan me 20 vjet burg, por në vitin 2002 u amnistuan dhe u kthyen në Kosovë bashkë me më shumë se 1000 shqiptarë që ndodheshin në burgjet e Serbisë. Vëllezërit Mazreku u arrestuan më 2 gusht 1998 dhe u akuzuan për pjesëmarrje në vrasjen dhe torturimin e civilëve në fshatin Kleçkë të Kosovës. Televizioni i Beogradit transmetoi një incizim të “rrëfimit” të vëllezërve Mazreku dhe në marrje ne pyetje merr pjesë Millovan Drecun, korrespondenti i atëhershëm i Radio Televizionit Serb nga Kosova dhe komentator ushtarak. Gjatë konfliktit në Kosovë, Millovan Dreçun ka filmuar për RTS-në “raporte nga terreni” piktoreske. Ai shtrihej në tokë dhe komentonte detajet në plan të parë të videos: “Ajo që shihni në pyll, të dashur shikues, janë terroristë shqiptarë”. Dhe mes trungjeve të zhveshura të pemëve, 15 metra larg Drecunit, fshiheshin disa silueta të errëta. Me një zë karakteristik dhe në mënyrën e tij spontane, të dallueshme, mori pjesë në marrjen në pyetje të vëllezërve Mazreku.
DOKUMENTI I PLOTË, KALLËZIMI PENAL:
http://www.nezavisnostrts.org.rs/arhiva/Dokumenti/KPrijavaNUNS.doc
Për propagandën mediatike, lojalitetin dhe ndihmën ndaj regjimit të Millosheviqit, Millovan Dreçun përvec dekorimit ishte shpërblyer edhe me banesë nga shteti serb.
Këtë e konfirmon mediumi serb Danas, në një artikull të vitit 2022.
Më tutje Danas raporton se sa është vlera e banesës dhe cili ishte arsyetimi zyrtar për këtë shpërblim nga ana e shtetit serb, respektivisht RTS-së.
“Dreçun për raportimin dhe komentin e tij patriotik është shpërblyer me një apartament me vlerën e tregut 176,000 marka dhe një kredi prej 28,000 markash. Qëllimi i kredisë ishte zëvendësimi i një apartamenti të personelit me një më të madh dhe përshtatja e tij, kështu që Dreçun “u zgjerua duke blerë një apartament” në rrugën Proleterski Solidarity“, kishte treguar Danas për gjetjet e një Komisioni për këtë çështje.
Artikulli i mediumit Danas për shpërblimin e Millovan Deçu