Kujtim nga ditari i luftës-26 maj 1999
Selim Gashi ,Hoçë e Vogël Rahovec.
Ishte paraditja e 26 Majit.Pasi kryejm punët e zakonshme të mëngjesit në munges të komandantit të brig.124 Skender Hoxha e njoftova zv. Kom.Regjep Krasniqi se do të shkoj deri në fshatin Celin për vizit bataljonit të dytë me kom.Smajl Latifin.
Në atë kohë isha shef i s2 apo zbulim-kundër zbulim (ZKZ)në brig.124.Regja më tha se po vi edhe unë,spo të lë vet.Komanden e brigades në atë kohë e kishim vendos në Hoçë të vogël në shtëpin e Jup Gashit(Hoxhës)një pjesë në shtëpin time me kom.e ZOP-të Tahir Sinanin me një pjesë të komandes së zonës së dytë.
Për momentin e kisha në shfrytëzim mercedes 200 me ngjyr të kuqe.Ndeza veturen dhe me Regjen shkuem në Celin në komanden e bat.2.Na priti kom.i bataljonit Smajl Latifit dhe na njoftoj me gjendjen në bataljon-moralin e lart të ushtarëve. Brenda ishte edhe kom.i brigades Skender Hoxha.
Pas bisedës zyrtare kaluam në biseda relaksuese.Pas pak kuzhinierët shtruan drekën në përfundim të drekës dikush nga ushtarët na njoftuan se forcat Serbe po zbarkojn dhe pozicionohen në aksin rrugor Prizren-Gjakov gjegjësisht te plepat e Celinës deri në hyrje të Krushës së Madhe Smajli shkoi për ti forcuar pozicionet e vijës së parë mbrojtëse-vija e zjarrit,unë me Regjen shkuam të shohim pozicionet e ushtarëve tanë dhe pozicionet e forcave të armikut.E pamë situaten se forcat e armikut ishin të shumta dhe dispononin forca motorike,prandaj duhej një kundër përgjigjie ndryshe.Forcat serbe sulmuan drejt pozicioneve tona,ndërkohë sulmit të armikut ju kundërpërgjigjen po me të njejtin zjarr.Armiku u kthye në pozitat e mëparshme.
Sulmi sa vinte e shtohej,prap vinin forcat serbe nga Prizreni dhe zbarkonin me kamiona ushtarak.Mu kujtua se në kompanin e Bajrush Gashit kishin një minahedhës 82mm me 10 predha.I thash Regjës:Regj ika deri në Nagavc te kom.Bajrushi me e marrë minahedhësin se këta thi vështir me’i nda ndryshe.Bashkë me Regjen morrëm veturën dhe shkuam në fsh.Nagavc.Aty ishte e vendosur kompania me kom.Bajrush Gashin dhe i kerkova Bajrushit që menjëherë të bënte gati minahedhësin me municion dhe ndër kohë shkuam në kolibar-Retia e Goranve që të marrim oficerin Shefkat Halimi i cili ishte specialist i minahedhësit.Kom.Shefkati erdhi me ne dhe së bashku shkuam në vijen e zjarrit në Celinë.U bëmë një skuader e mir e minahedhësit,të gjith epror ushtarak.
Pasi që ishte rrezik nga zbulimi i pozicionit të minahedhësit gjetëm një vend mjaftë të fshehtë në mes Celinës-Krushës së Madhe,gryk e mbuluar me dru plepi të egër e që ishte përball pozicioneve të armikut.
Shefkati rregulloi-pozicionoi minahedhësin dhe caktuam detyrat.Unë u ngjita lartë mbi shpat i kamufluar ku shihja në pëllëmb armikun,Regja në mes të shpatit Bajrushi afër minahedhësit-shënjetatit ndërsa Shefkati mjeshtër i gjuajtjes së minahedhësit.Unë duhej ta njoftoja Regjën se ku po bien predhat se ka duhej gjuajtur ndërsa Regja njoftonte Bajrushin ndërsa Bajrushi njoftonte dhe ndihmonte Shefkatin në gjuajtje.Kështu dhe vepruam.
Tentimet për ti thyer forcat tona ishin të një pas njëshme,por dështonin sepse ushtarët tanë ishin të vendosur qe mos të lejonin depërtimin e armikut në fshat.Shefkati gjuajti predhen e parë e cila ra në mes forcave armike dhe forcave tona.E njoftova Regjen se duhet gjuajtur 100m para.Gjuajtja e dytë u bë me 2-3 predha 200m mbrapa pozicionit të armikut jo në cak pasi që ishte toka shumë e thatë dhe lëvizte minahedhësin,por armikun e kishte kapur paniku dhe kërkonte pozicionin e minahedhësit.Na kishin hetuar pozicionin tonë dhe filluan gjuajtjet drejt nesh me tër arsenalin që kishin në dispozicion tonë e veçanerisht me kundërajror që ne e quajmë prag.
Minahedhësit nuk mund ti bënin asgjë sepse ishte i fshehur mir mirpo gjuanin drejt pozicionit tim.Nga gjuajtjet e fuqishme nga arma e rëndë (praga)këputëshin degët e trasha të plepit të egër që ranë e më mbuluan mua dhe u formua një pozit shumë i mir për mua.I njoftova se duhej të gjuhej 200m më afer,por predhat ranë rreth 150m larg nga ana e Gjakovës.Edhe pse nuk e kishim goditur armikun ata i kishte kapluar paniku.Njoftova se duhej terherkur për 150m në të majtë nga ana e Krushës dhe ashtu vepruam.Qëllimi i gjuajtjeve tona ishte tek plepat e Celinës dhe gjuajtjet e fundit (ishin predhat e fundit)ranë mbi armën gjigante mbi kundërajrorin,apo pragën ku ishin të pozicionuar ushtarët e armikut.Të gjitha forcat që ishin pranë kundërajrorit u vranë eu plagosën.I përcillja me anë të radiolidhjes dhe dyrbive kur ndëgjova britmat e tyre.Nuk vonoi dhe erdhën dy vetura me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe ngarkuan të vrarët e të plagosurit e që ikën drejt Prizrenit.
Në këtë betej armiku pati humbje të madhe ,ndërsa ne ishim të lodhur e të rraskapitur.Rreth ores 18 të mbrëmjes armiku u tërhoq i turpëruar,ndërsa ne pas fitores madhështore u kthyem në bazë-komandë në Hoçë të Vogël.Ushtarët e UÇK-së të bat-2 të lodhur e të rraskapitur gjatë ditës nga beteja një pjesë u kthyen në pozicionet e mëparshme,pjesa tjetër shkuan për të pushuar.
Kështu përfundoi beteja e 26.05.1999
/Gazeta Papirus/