GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sekretari Blinken takohet me kryeministrin maqedonas Kovaçevski në Uashington

08/05/2023
në Ballina, Botë, Ekonomi, Kulturë, Kuriozitete, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Sekretari Blinken takohet me kryeministrin maqedonas Kovaçevski në Uashington
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë një takimi të hënën në Uashington me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, theksoi rëndësinë e luftimit të dezinformimit në Ballkan.

“Ne do të vazhdojmë të flasim edhe për punën që duhet bërë për sigurinë energjetike dhe luftimin e dezinformimit, një çështje gjithnjë e më e rëndësishme”, tha zoti Blinken.

Sekretari amerikan gjithashtu falënderoi Maqedoninë e Veriut për ndihmën e dhënë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus dhe për rolin udhëheqës të Shkupit në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta dhe partneritetit strategjikë mes Shkupit dhe Uashingtonit.

“Falë partneritetit tonë strategjikë, Maqedonia e Veriut ka qenë në gjendje të marrë vendime të vështira, por të mira në dekadën e fundit. Këto vendime dhe ky vizion e solli vendin në NATO, mundësoi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe marrjen e rolit udhëheqës në OSBE gjatë njërit prej viteve më të vështira në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, tha kryeministri Kovaçevski.

Zoti Blinken gjithashtu shprehu mbështetjen amerikane për përpjekjet e Shkupit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut ka pritur për një periudhë të gjatë në rrugën e integrimit evropian. Statusin e vendit kanidat ajo e mori në dhjetor të vitit 2005, para Kroacisë, e cila tani është anëtare e BE-së. Por përplasjet e brendshme politike dhe mosmarrëveshjet me fqinjët e kanë zvarritur procesin e saj të anëtarësimit në BE.

Maqedonia e Veriut është gjithashtu anëtare e Kartës së Adriatikut, e themeluar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, anëtare të së cilës janë edhe Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi. Kosova, Serbia dhe Sllovenia kanë statusin e vendeve vëzhguese në këtë organizatë, e cila ka një partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara.

Tags: Antony BlinkenballkanBashkimi europianmaqedoninatoOSBEPaqepolitiksiguriusa
ShareTweetShare
Previous Post

Lezhë // Të shtëna me armë, një i plagosur

Next Post

Parashikimi i meteorologëve për ditën e sotme

Next Post
Moti sot i vranët dhe me diell

Parashikimi i meteorologëve për ditën e sotme

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.