Boksieri shqiptar nga Maqedonia, Sefer Seferi, do të jetë kundërshtari i radhës i boksierit anglez, Tyson Fury, për meçin e 9 qershorit në Mancester, shkruajn mediat britanike.
Asgjë nuk është e konfirmuar, por Seferi i ka gjasat më të mëdha për të qenë kundërshtari i Furyt, ish-kampionit botëror i peshave të rënda, transmeton Gazeta Express.
Fury njoftoi rikthimin e tij në ring javën e kaluar.
Por, kush do të jetë kundërshtari i tij i parë pas rikthimit?
Sipas mediave angleze, favoriti kryesor për të luftuar me të është boksieri Sefer Seferi.
39-vjeçari shqiptar gjatë karrierës së tij ka 24 meçe profesionale, prej tyre 23 fitore, 21 me nokaut dhe një humbje.

METRO GRAB taken from: http://boxrec.com/media/index.php/Sefer_Seferi
Credit: Box Rec
Përveç mediave, edhe kompanitë më të mëdha të basteve në Angli e favorizojnë Seferin, të cilin e shohin si kundërshtar të ardhshëm të ish-kampionit të botës.
Fury para tri viteve mposhti boksierin ukrainas, Wladimir Klitschko, por shumë shpjet humbi titujt, pasi u suspendua nga Federata Ndërkombëtare e Boksit për shkak të dopingut.
Kundërshtarët e mundshëm të Fury, Seferi më i favorizuari: