GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Seanca konstituive e Kuvendit më 15 prill, kush do të jetë kryeparlamentari i ri dhe cili është qëndrimi i opozitës?

02/04/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Seanca konstituive e Kuvendit më 15 prill, kush do të jetë kryeparlamentari i ri dhe cili është qëndrimi i opozitës?
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe pas certifikimit të rezultatit të tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar më 15 prill 2025 mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pas një periudhe rreth dy muajsh që ka kaluar nga zgjedhjet, ky është hapi i pare që çon në procesin e formimit të institucioneve të reja shtetërore dhe fillimin e punës së Kuvendit të ri.

Gjatë asaj seance, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin dhe do të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit nëse ai propozohet nga partia e fituese VV të cilës edhe ligjërisht i takon kjo pozitës.

Pas saj, në rast se në këtë seance zgjidhet kryetari i Kuvendit ai do të udhëheqë punimet e Kuvendit gjatë mandatit të ardhshëm.

A do të propozohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit?

Pas përfundimit të seancës konstituive, Kuvendi i Kosovës do të përqendrohet edhe në formimin e Qeverisë së re. Qeveria e re, që do të emërohet pas kësaj seance.

Deri më tani, nuk ka akoma ndonjë emër të publikuar se kush do të jetë i nominuari i VV-së për kryetar të Kuvendit, ndonëse brenda partisë më të madhe në vend sipas burimeve të FrontOnline javët e fundit po lakohet emri i Albulena Haxhiut.

Haxhiu gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 2” ka drejtuar Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa në disa legjislatura ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, kryetari apo kryetarja e Kuvendit mund të mos zgjidhet në seancën konstituive, në rast se s’ka marrëveshje dhe vota të mjaftueshme për këtë.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, nevojiten 61 vota.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka folur për ecurinë që do të ndodhë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se ende nuk është e qartë se kush do të zgjidhet kryeparlamentar, por ka siguruar se Qeveria do të udhëhiqet nga VV-ja.

“Nuk e dijmë ende këtë se kush do të bëhet kryeparlamentar,” ka deklaruar Bajqinovci, duke lënë të kuptohet se vendimi për këtë pozite ende nuk është marrë dhe mbetet për t’u përcaktuar në seancën konstituive të Kuvendit.

Megjithatë, ai ka shtuar se për VV, formimi i Qeverisë është i qartë dhe do të udhëhiqet nga partia e tij.

“Por formimi i Qeverisë do të bëhet nga VV me kryeministër Albin Kurtin,” tha Bajqinovci për FrontOnline, duke konfirmuar se kandidati për kryeministër mbetet lideri i VV-së, Albin Kurti.

Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore në PDK ka folur për FrontOnline për seancën konstituive të Kuvendit dhe mundësinë për formimin e Qeverisë.

Xhemaili, ka thënë se nuk e di akoma se a do e voton PDK kryeparlamentarin apo jo, duke thënë se ka pasur rast familjar dhe nuk ka mundur të merret me këtë çështje.

‘’Nuk e di, më vjen keq. Kam pasur rast vdekje në familje’’ tha ai.

Më pas Xhemaili, deklaroi se PDK ka thirru mbledhje për sot në ora 14:00 por se nuk e di se për çfarë arsye.

‘’Kanë thirre mbledhje të Kryesisë për të mërkurën në ora 14:00, por nuk e di se çka ka me u fol’’ tha shkurt Xhemaili

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri për FrontOnline ka folur mbi zhvillimet e fundit në lidhje me formimin e qeverisë dhe seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka theksuar se grupi parlamentar i LDK-së duhet të mblidhet për të diskutuar hapat e ardhshëm dhe për të vendosur qëndrimin e partisë në lidhje me votimin e kryetarit të Kuvendit.

“Duhet me u mbledhë grupi jonë parlamentar për me e vendos këtë punë. Pastaj e shohim se çka ka përgaditet VV për seancë” ka thënë Muhaxheri,

Ai gjithashtu ka shprehur dyshime lidhur me mundësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme, duke thënë se, sipas informacioneve që po marrin, nuk duket se VV ka siguruar votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë.

“Fjalët që po i ndijmë s’po duket se i kanë votat për me e formu Qeverinë dhe shihet atë ditë kur thirret Kuvendi dhe e shohim a po e votojnë kryesuesin e Kuvendit” tha ai,

Muhaxheri po ashtu theksoi se vendimet për seancën konstituive do të meren pas diskutimeve të grupit parlamentar të LDK-së.

“Mblidhet GP e japin mendimin deputetët dhe shohim si do të veprohet” përfundoi ai, duke lënë të kuptohet se LDK do të veprojë në mënyrë të koordinuar dhe pas një analize të situatës politike të krijuar.

Tags: Kuvendi i KosovesseancaVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Rizvanolli për rritjen e çmimit të energjisë: Të shtohet edhe numri i blloqeve të konsumit

Next Post

Meta: Ruajtja e raporteve mes Osmanit dhe Kurtit, do të kishte ndihmuar në formimin e qeverisë së re

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.