GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Scholz për tarifat amerikane: Ky është “sulm”

03/04/2025
në Botë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Scholz për tarifat amerikane: Ky është “sulm”
Share on FacebookShare on Twitter

Pas hyrjes në fuqi të paketës doganore të Trump kanë shpërthyer kritikat nga Evropa. Presidentja e Komisionit të BE-së von der Leyen foli për “goditje serioze të ekonomisë globale”, transmeton Gazeta Papirus.   

Paketa e re me dogana ndëshkuese e presidentit të SHBA-së,  Donald Trump godet ndjeshëm shumë vende, nga ajo preken edhe vendet anëtare të BE-së. Presidentja e Komisionit të BE-së,  Ursula von der Leyen u shpreh me tone kritike. Ajo foli për një “goditje serioze për ekonominë globale”. Tarifat do të sjellin pasoja të rënda për miliona njerëz në botë, tha von der Leyen gjatë një vizite në qytetin Uzbekistan të Samarkandit.

BE po punon për një “paketë të re” kundërmasash” për të mbrojtur interesat tona dhe kompanitë tona, nëse negociatat dështojnë”, tha presidentja e Komisionit. Në të njëjtën kohë, von der Leyen sinjalizoi gatishmërinë e saj të vazhdueshme për të zhvilluar bisedime të mëtejshme me qeverinë amerikane. “Ka një rrugë alternative,” tha von der Leyen, që vuri në dukje se komisioneri i tregtisë i BE-së Maros Sefcoviç është “në kontakt të vazhdueshëm” me homologun e tij amerikan Howard Lutnick. “Ne do të përpiqemi të zvogëlojmë pengesat, jo t’i rrisim ato.”

Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) i ka kritikuar tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump si “tërësisht të gabuara” dhe një “sulm” ndaj rendit global të tregtisë. “Qeveria amerikane po merr një rrugë në fund të së cilës do të ketë vetëm humbës”, tha kancelari të enjten në Berlin. “Ky është sulm ndaj një rendi tregtar që ka krijuar prosperitet në të gjithë globin.”

“Arbitraritet”

Kurse presidenti i Këshillit të BE-së,  António Costa bëri thirrje që të zgjerohen marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera. Tani është koha për të ratifikuar marrëveshjet e reja të planifikuara të tregtisë së lirë me shtetet e Amerikës së Jugut Mercosur dhe Meksikën, tha Costa në margjinat e një takimi të nivelit të lartë me krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve të Azisë Qendrore në Uzbekistan.

Kryetari i Komisionit të Tregtisë në Parlamentin e BE-së, Bernd Lange nga SPD, foli në “tagesthemen” për “arbitraritet” që është “plotësisht i papranueshëm”. Njoftimet janë si “shpallje lufte”. Dëme për BE-në, sipas tij mund ë jenë në miliarda dyshifrore.  Megjithatë, ne jemi të përgatitur dhe do të përgjigjemi me kundërmasa, tha Lange.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i cilësoi tarifat amerikane si “të gabuara”. Por ajo shpreson në bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Evropës për të shmangur një luftë tregtare, sipas saj, sepse kjo do ta dobësonte Perëndimin.

Manfred Weber, kreu i Partive Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, e sheh Evropën të gatshme të mbrojë interesat e saj në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në. “Për miqtë tanë amerikanë, sot nuk është një ditë çlirimi, por një ditë e hidhërimit”, shkroi politikani i CSU në platformën X. Tarifat e Donald Trump dëmtojnë të dyja anët e Atlantikut. “Evropa qëndron e bashkuar, e gatshme për të mbrojtur interesat e saj dhe e hapur për bisedime të drejta dhe vendimtare.”

Pasoja për Gjermaninë

Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Jashtme për Gjermaninë, Dirk Jandura pret mjaft pasoja negative për ekonominë gjermane. “Do ta them hapur: ne do ta ndjejmë këtë,” tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters. “Do të na duhet t’i përkthejmë tarifat në rritje çmimesh, dhe në shumë raste kjo do të thotë rënie në shitje. Për kompanitë më të vogla që tashmë janë shfaqur të dobësuara nga vitet e fundit të vështira, kjo mund të nënkuptojë gjithashtu fundin. E kjo prek edhe punonjësit e tyre.

Presidentja e Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automjeteve (VDA), Hildegard Müller, e përshkroi vendimin e SHBA si kthesë themelore në politikën tregtare. “Ky është largimi i SHBA-së nga rendi global tregtar i bazuar në rregulla – dhe si rrjedhim largimi nga baza për krijimin e vlerës globale dhe rritjen dhe prosperitetin përkatës në shumë rajone të botës. Kjo nuk është Amerika e para, kjo është vetëm Amerika”, theksoi Müller.

Shoqata gjermane e Industrisë Kimike (VCI) po ashtu shprehu keqardhje për vendimin e qeverisë së SHBA. “Tani është e rëndësishme që të gjithë të përfshirë të ruajmë gjakftohtësinë”, tha Drejtori Menaxhues i VCI, Wolfgang Große Entrup. “Një spirale përshkallëzimi vetëm do të shtonte dëmet. Vendi ynë nuk duhet të bëhet peng i një lufte tregtare në përshkallëzim.” /DW.

Tags: Scholztarifat amerikanetrumpVon Der Leyen
ShareTweetShare
Previous Post

Ish-zëvëndësministrja del kundër krijimit të komunës boshnjake në Kosovë

Next Post

Abdullahu: Sa më i “çmendur” Tramp aq më “racional” Kurti

Next Post
Abdullahu: Sa më i “çmendur” Tramp aq më “racional” Kurti

Abdullahu: Sa më i “çmendur” Tramp aq më “racional” Kurti

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.