Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas përfundimit të procesit zgjedhor, ku kandidati i mbështetur prej tij Bardh Spahia u shpall fitues në Bashkinë e Shkodrës.
Berisha deklaroi nga oborri i Kuvendit se këto zgjedhje treguan se kush është opozita e vërtetë, ndërsa shtoi se Lulzim Basha është i vetmi opozitar i cili nuk njeh humbjen.
‘Falenderoj demokratë dhe demokrate dhe anëtarë të LSI dhe PDK që u angazhuan në këtë fushatë elektorale për kandidatët tanë që përfaqësuan alternativën e ‘Shtëpisë së Lirisë. Mirënjohje të veçantë ka për ata që numëruan mbrëmë, e zbardhën në detyre. Natyrisht rezultati u arrit në kushtet më të vështira në 30 vjet. Rama me patericën e tij me shtojcën e tij Lulzim Brava i cili sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje në mos fitore të paktën jo humbje. Këto zgjedhje janë kushtrimi më i fuqishëm për çdo demokrat që të bashkohemi. Populli opozitar votoi opozitën e vërtet5ë, të bashkohemi rreth PD-së së Rithemeluar dhe fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në mbarë Shqipërinë’, tha Berisha.