Egjiptiani dëshiron që të arrijë shifrën e 100 golave për klubin dshe po ashtu planifikon që ti ndihmojë Reds për të fituar këtë çmim herët ose vonë.
Mohamed Salah ka thënë se ai dëshiron që të fitojë sivjet trofe të madh me Liverpoolin dhe ta arrijë golin e 100’të për dy vite sa është në Anfield.
Salah është lojtari më i shpejtë që ka shënuar 50 gola për klubin, duke shënuar 44 vetëm sezonin e kaluar.
Salah shënoi 10 gola me Reds për të arritur në Ligën e Kampionëve, ku ai u lëndua pas përplasjes me Sergio Ramos.
“Kur erdha këtu, nga fillimi kisha një ëndërr”, ka thënë ai për BBC Sport.
“Gjithmonë mendoj për një trofe dhe dëshiroj ta arrij atë. Sezonin e kaluar ne ishim shumë afër por në fund nuk fituam asgjë”.
“Ne ishim afër për të marrë një trofe të madh, por ne humbëm në finale të Ligës së Kampionëve. Më pëlqen klubi dhe dëshiroj që të fitoj diçka këtu”.