Doni apo nuk doni ta pranoni, familja ka një ndikim shumë të madh në jetën e gjithësecilit prej jush, është pjesë e identitetit që keni, gjithsesi disa i kushtojnë vëmendjen dhe përkushtimin e duhur, ndërkohë që të tjerë vendosin të tjera gjëra prioritet dhe e lënë atë disi pas dore. Ja çfarë përfaqëson familja për secilën shenjë:
Shenjat e zjarrit: Dashi, Luani, Shigjetari Për shenjat e zjarrit familja është gjëja më e rëndësishme që kanë. Përfitojnë nga çdo mundësi që ju jepet për të qëndruar pranë me njerëzit e dashur dhe për t’u argëtuar, por janë gjithashtu të gatshëm për t’i ndihmuar në momentet e tyre të vështira.
Shenjat e ujit: Gaforrja, Akrepi, Peshqit
Shenjat e ujit janë disi të dyjëzuara kur bëhet fjalë për raportin me familjen. Ata janë mjaft të lidhur me traditat dhe festat e fundvitit apo datëlindjet dhe qëndrojnë pranë njerëzve të afërm për të forcuar lidhjet si dhe për të ndihmuar. Vetëm se kur në familje ka probleme apo konflikte, këto shenja preferojnë të izolohen e të distancohen.
Shenjat e ajrit: Binjakët, Peshorja, Ujori
Për shenjat e ajrit familja nuk është gjithmonë e para. Në shume raste individi, miqtë apo partneri janë prioritare. Festat janë rastet kur ata bashkohen më shumë me familjarët, por pasi ato mbarojnë sërish vendoset largësia mes tyre.
Shenjat e tokës: Demi, Virgjëresha, Bricjapi
Për shenjat e tokës familja është thelbësore. Ata kanë gjithmonë nevojë të ndihen pranë dhe të mbrojtur nga personat më të afërt dhe që kane besim absolut. U pëlqen të mblidhen me familjarët jo vetëm për festa, por edhe në ditë të zakonshme pavarësisht kilometrave të tëra që mund t’i ndajnë.